E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova sa afer zgjedhjeve te parakohshme

Doreheqja e pritshme dhe e vonuar e zotit Sejdiu krejt ndryshe nga deklarimet e lidershipit politik te Kosoves nuk mund te kaloje lehte. Te gjitha palet ne mazhorance dhe opozite ne kete moment po bejne kalkulimet e tyre per te hapur nje beteje elektorale e cila ngjan e ngrire por mund te shkrije shume shpejt. E para qe mund ti provokoje publikisht ato eshte LDK-ja ndersa ne prite qendron edhe partia e Kryeministrit Thaci se ciles nuk i dalin shume llogarite te zgjedhe per nje mandat pesevjecar nje president te ri nga radhet e LDK-se e te vijoje marreveshjen politike qeverisese.

Momenti qe po kalon Kosova ne prag te bisedimeve me Serbine te nje ritmi te ulet te njohjeve krejt ndryshe nga cfare ishte paralajmeruar pas vendimit te GJND-se dhe Rezolutes se OKB-se te nje situate te brendshme te pastabilizuar te disa llogarive te tjera qe po ben ne kete cast komuniteti nderkombetar nuk e favorizojne mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Perkundrazi ata do e rendonin edhe me shume situaten. Zgjedhjet e rregullta normalisht priten te mbahen ne nentorin e ardhshem dhe nje vit nuk eshte aspak larg. Por ky vit nuk eshte si te tjeret dhe skena politike ngjan me mjaft probleme. Llogarite politike ngaterrohen pothuajse per te gjitha partite dhe kete lemsh pritet ta zgjidhe ose LDK-ja ose vete Kryeministri te cilit kombinacione te tjera politike jashte LDK-se ia lehtesojne tejkalimin e situates por ia veshtiresojne te ardhmen.

Sejdiu dhe Thaci ishin te mirakorduar deri para dy ditesh ne te gjithe hapat e tyre politike dhe me gjithe kostot e brendshme ata vijonin te qete funksionalitetin duke i sherbyer pa zhurme edhe se ardhmes permes ruajtjes se koniunktures. Mirepo nje vendim i vonuar i Gjykates Kushtetuese me nje shumice qe ka lene me nje frymemarrje pezull Sejdiun duket se i ka turbulluar keqas ujerat. Ky vendim i tejkaluar ne kohe ka gjasa qe nga mirepritja publike te kthehet ne nje burim tensioni brenda dy aleateve qe kane qeverisur ne dukje shume qetesisht. Tani as Sejdiu nuk e fal kete ndeshkim institucional as brenda radheve te LDK-se nuk ka nje unitet per te vijuar koalicionin. Aq me shume qe kjo parti eshte zene ne befasi me emrin e ri qe duhet te propozoje per kandidat per president i cili pasi te kete marre konsensusin e gjere te drejtuesve te saj duhet te gjeje ne humor edhe Thacin. Jane shume probleme per tu zgjidhur ne kete moment per LDK-ne e cila ne mes vetes ka edhe garen per kreun e partise. Trokitja pas dere e kesaj gare kondicionoi edhe vendimin e Sejdiut i cili nuk kishte shume kohe per tu menduar. Por as shume mundesi dhe hapesira per te ushtruar forcen qe kishte deri tani. Kesisoj Sejdiu per hir te postit te kryetarit te partise per te cilen beri edhe sakrificen presidenciale do ti hape rruge presionit te brendshem qe kerkon daljen nga koalicioni. Gjithnje duke verifikuar balancat por edhe duke i shtuar kesaj edhe ate loje qe u luajt pas kurrizit te tij. Ketu do futen ne loje edhe lobet e disa ministrave aktuale te kesaj force politike qe jane deklaruar hapur kunder prishjes se koalicionit

Nga ana e vet PDK-ja nuk e merr iniciativen por llogarite e saj jane me shume te favorizuara se te cilitdo subjekt politik ne Kosove. Meqenese mandati i presidentit eshte pesevjecar ajo do te kerkoje normalisht garanci te tjera ndaj LDK-se per te vijuar koalicionin perndryshe partia e Kryeministrit Thaci rrezikon shume. Ka shume pak gjasa qe keto garanci te jepen pasi e para - ka mbaruar prej kohesh muaji i mjaltit per keto dy subjekte dhe e dyta Sejdiu nuk ka autoritetin vendimmarres dhe imponues si deri tani. Po keshtu momenti i hyrjes ne bisedime me Serbine pa nje partner kredibel komprometon rende partine qe mbeshtetet tek hipoteka e luftes se UCK-se. Kete llogari ajo do ta beje me shume kujdes dhe asi nen menge i saj per zgjedhjet pavaresisht se nuk do te thuhet mund te jete edhe ky. Bisedimet me aktore te tjere nuk garantojne siguri per te ardhmen keshtu qe PDK do luaje ne distance por duke i nxitur zgjedhjet e parakohshme. Ajo ka formacionin politik me te stabilizuar kontrollon shumicen e komunave ne vend ka kryesimin e qeverise dhe i realizon ajo zgjedhjet dhe mbi te gjitha kundershtaret politike te saj jane te mberthyer ne nje varg problemesh te brendshme strukturore po edhe mirekuptimi. Kostoja e kesaj situate te tyre te brendshme do rendoje mbi rezultatin e pritshem ashtu sic pret te jete i favorizuar Thaci partia e te cilit i tejkalon kujdesshem situata te kesaj natyre dhe ruan unitetin.

Dy nga subjektet qe e rrezikojne per ti demtuar performancen PDK-se AAK-ja kerkon me cdo kusht shtyrjen e zgjedhjeve ne mungese te Haradinajt ndersa Vetevendosja e Albin Kurtit akoma nuk eshte strukturuar si subjekt politik dhe do ti duhet te kaperceje veshtiresi te shumta formatimi. Mbeshtetja ndaj ketyre dy subjekteve ka ardhur ne rritje dhe realisht kercenimi qe vjen nga AAK-ja dhe Vetevendosja jane marre ne konsiderate nga PDK-ja ne llogarine e vet elektorale. Befasia e ketij casti i sherben demokrateve dhe ngushton skajshmerisht hapesirat per dy subjektet qe kane ushqyer nje shprese ndryshimi. Ne keto kushte pa artikuluar por me kufizimet qe vijne nga numrat Thaci do ti drejtohet zgjedhjeve te parakohshme te cilat kesaj radhe mund ti menaxhoje edhe me shume ne favor te tij.

Megjithate Kosoves me shume se asnjehere tjeter ato nuk i duhen Partneret e koalicionit kane rastin te provojne se marreveshja u be per hir te interesave te medha dhe eshte momenti i ridimensionimit te tyre. E veshtire por jo e pamundur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›