E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaret e keshillit marrin pushime pas pushimeve

Tirane Mbeten pezull nje mori problematikash ne kryeqytet mes tyre nje shkolle mbetet ende pa emer

Keshilli Bashkiak i kryeqytetit as qe ka ndermend te mblidhet. Te pakten deri ne fund te shtatorit nuk eshte njoftuar asnje mbledhje e parashikuar as per javen e pare te tetorit.

Viti 2010 ka qene koha kur anetaret e Keshillit Bashkiak Tirane me shume jane grindur dhe kane diskutuar se sa kane miratuar apo kane propozuar ide dhe strategji per te permiresuar jetesen e qytetareve te Tiranes. Buxheti i kryeqytetit per kete vit eshte drejt veteshkaterrimit nderkohe qe nje liste e gjate punesh kane mbetur pezull per shkak se anetaret e ketij keshilli nuk jane mbledhur me qe ne muajin korrik. Duke e konsideruar muajin gusht si periudhe pushimesh keshilli edhe mund te mos mblidhej por duke qene se shtatori mbyllet per nje dite edhe ky muaj eshte konsideruar pushim dhe reflektim per te gjithe anetaret e ketij institucioni. Qindra femije qe prej nje muaji kane nisur shkollen ne nje nga lagjet periferike te kryeqytetit ende nuk dine ne cfare shkolle mesojne pasi Keshilli Bashkiak qe ka nderin e pagezimit te institucioneve arsimore ne Tirane akoma nuk e ka pare te arsyeshme te mblidhet.

Nje pjese e investimeve rregullimeve e meremetimeve kane mbetur pezull dhe mbase nuk realizohen per shkak te mosmiratimit te buxhetit te 2010-s. Per me keq anetaret e Keshillit Bashkiak e dine shume mire se ne rast se do te kundershtonin dhe nuk do te miratonin tri here rresht kete fond institucioni duhet te shperndahet dhe duhet te realizohen zgjedhje te reja. Por jo vetem kaq. Edhe abonete te cilat nuk do te pranohen ne muajin nentor nese bashkia nuk ploteson kerkesat e Shoqates se Transportit nuk dihet se si do ti shkoje filli. Kerkesa e Drejtorise se Transporteve ne Bashkine e Tiranes ka derguar shkrese per diskutim dhe miratimin e tarifave te reja ne Keshillin Bashkiak. Por edhe kjo problematike ka mbetur pezull pasi asnje mbledhje e Keshillit Bashkiak nuk eshte njoftuar te pakten edhe per javen e pare te muajit tetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›