E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet gjëndje emergjence në 5 reaktorë në Japoni

Shpallet gjëndje emergjence në 5 reaktorë në Japoni. Evakuimi po bëhet në zonën 2 prane centralit në Fukushima.
 

Telefonatat e urgjencës nuk sjellin lajme aspak të mira. Nga një shkollë e mesme në Sendai nuk ka më asnjë informacion nga studentët. Mungesa e metrove dhe trenave ka sjellë kaos në rrugë. Rradhë të gjata trafiku, dhe njerëz që ecnin në këmbë deri në banesat e tyre. Një barkë me rreth 100 persona në bord rezulton e humbur, ndërsa kontaktet janë humbur edhe me dy metro.

Përmasat e dëmeve të kësaj katastrofe rriten nga ora në orë, ndërsa qeveria japoneze është munduar që të marrë masa dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›