Shpallet kompanie fituese e Lotarisë Kombëtare

Kujtojmë se procesi është shoqëruar me akuza të forta nga konkurrentët e tjerë ndaj Ministrisë së Financave për favorizim të kompanive.
Njoftimi bën me dije se "Austrian Lotteries" është renditur e para me 90.7250 pikë, kundrejt kompanisë "LTO Consortium" që kishte 76.5750 pikë. Tashmë licenca e të vetmes Lotari Kombëtare, për 10 vjet do të menaxhohet nga kompania austriake, e blerë për 3 milionë euro. Operatori që fitoi licencën për Lotari Kombëtare do të paguajë tatim fitimin në masën 10%, taksat lokale, TVSH 20% për çdo blerje, 10% mbi çdo divident që do të tërheqë, do të paguajë 10% si tatim të mbajtur në burim ndaj çdo çmimi që do të shpërndajë, si dhe detyrimet për sigurimet shoqërore për të punësuarit.
Si çdo biznes tjetër, kompania austriake do të paguajë 10% të xhiros së tij bruto si detyrim ndaj buxhetit dhe publikut për të drejtën për të zhvilluar këtë lojë, 0,5% të xhiros së tij bruto, si detyrim ndaj institucioneve shtetërore për monitorimin që ata do t’i bëjnë, si dhe do t’i kthejë publikut të paktën 50% të xhiros së tij bruto në formën e çmimeve. Tenderi për këtë kompani u shoqërua me akuza jo vetëm nga opozita, por edhe nga një sërë institucionesh të tjera, të cilat kërkuan që ajo të mbetej në pronësi të shtetit shqiptar.
Ndërkohë, kompania greke INTRALOT (Integrated Lottery System&Services), ka paditur në gjykatën Ministrinë e Financave, duke kërkuar nga ky institucionet që t’i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni zyrtar në lidhje me procedurat e ndjekura. Më 15 qershor, kjo kompani i dërgoi një letër të hapur Kryeministrit dhe ministrit të Financave, ku pretendonte se kriteret e vendosura nga ana e Ministrisë së Financave ishin përjashtuese dhe se procedura nuk sillte fitime. /Start/
2012-09-17 15:28