Nisin diskutimet për planin urbanistik të Tiranës

Deklaratat e Bashës u bënë gjatë një konference për arkitekturën që u zhvillua nga një universitet privat.
“Pjesëmarrja dhe më pas vendimmarrja e qytetarëve, në përfundimin e Planit Urbanistik që i ka munguar këtij qyteti për 21 vjet, është për mua thelbësore, po aq e rëndësishme sa rezultati përfundimtar i këtij plani dhe është po kështu garancia që rezultati përfundimtar do të jetë i qëndrueshëm dhe jo subjekt i ndryshimeve të herëpashershme të gjendjes shpirtërore burokratike, shtetërore etj, të institucioneve përgjegjëse”, tha kryebashkiaku.
Konsultimet për Planin Urbanistik të Tiranës që nisin sot e do të shtrihen në të gjithë njësitë bashkiake të Tiranës, do të jenë një garanci më shumë, se procesi do të përfundojë me transparencë dhe pjesëmarrje të plotë të të gjithë qytetarëve.
Sipas zyrës së shtypit të Bashkisë, në hartimin e Planit Urbanistik të Tiranës, u përfshinë ekspertët më të mirë, nga arkitektura tek urbanistika, nga inxhinieria tek mjedisi. “Po kështu, një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë personalitete të mëdha të arkitekturës botërore, që hartuan projektin e Bulevardit të Ri dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, pjesë e Planit Urbanistik të Tiranës”, thuhet në reagim. /Start/
2012-09-17 14:42