E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpallet në kërkim autori i vendosjes së tritolit në një garazh më 24 korrik në Tiranë

Shpallet në kërkim autori i vendosjes së lëndës plasëse në garazhin e një 39-vjeçari në Tiranë. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit, ndërsa ka gjetur gjithashtu edhe automjetin me të cilin ka lëvizur gjatë kryerjes së krimit.

Ngjarja ndodhi më 24 korrik, ku në portën hyrëse të garazhit të një 36-vjeçari u vendos tritol.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme në disa automjete.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”, thuhet në njoftim.

Garazhi ishte në pronësi të Elvis Kosovës, i cili një vit më parë u prangos bashkë me një shtetas turk, për vjedhje automjetesh të shtrenjta. Elvis Kosova i njohur ndryshe si “Visi i garave”, apo “Visi i makinave të shpejta”, u arrestua në gusht të vitit të kaluar nga policia, pasi u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, por rezulton të jetë liruar disa ditë më vonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›