E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet ne kerkim i arratisur nga burgu i Rrogozhines

Policia e shtetit shpall në kërkim të arratisurin nga burgu i Rrogozhinës 33-vjeçarin Maksim Cenokaci.
Sipas policisë, gjirokastriti Cenokaci rezulton i dënuar me 22 vite burg për “vrasje” dhe “vjedhje me armë” dhe kishte për të vuajtur edhe 3 vjet e 7 muaj e 23 ditë burg.
Më 15 korrik, Cenokaci ka përfituar leje shpërblyese 7 ditore nga drejtoria e burgut. Ditën e henë më 22 korrik 33-vjeçari duhej të kthehej në qeli, por ka preferuar arratisjen.
Policia e Gjirokastrës ka ushtruar kontrolle të herë pas hershme në banesën e familjes Cenokaci, por nuk kanë gjetur gjurmë të 33 vjeçarit të arratisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›