E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi per ne Universitet do te nise javen e ardhshme

Aplikimi për në universitet do të nisë javën e ardhshme. Të shtunën Ministria e Arsimit do të publikojë udhëzimin për plotësimin e formularit A2 dhe të hënën pritet nisja e procesit.

Mjafton të keni internet dhe mund të aplikoni për në universitet. Këtë vit kjo nuk do të ndodhë vetëm nëpër shkolla, por nga çdo kompjuter.

Procesi do të nisë me fillimin e javës tjetër. Ministria e Arsimit do të publikojë të shtunën udhëzuesin se si formualari A2 do të plotësohet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe datat sipas qarqeve.

Aplikimi është planifikuar të mbyllet brenda dhjetë ditësh

Formulari A2 këtë vit do të ketë rreth 25 degë të reja dhe ai do të plotësohet nga rreth 50 mijë maturante kandidatë për studentë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›