E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klan Kosova nis ndertimin e nje godine te re

Godina e re që do të ketë në brendësi zyrat e Klan Kosovës në Prishtinë është rreth 10 mijë metra katrorë. Por përvec kësaj drejtori i informacionit në këtë televizion, Gazmend Syla premton se do të ketë surpriza dhe të reja dhe në strukturën e programacionit.

Me këto tulla të vjetra, po bëhet muri zbukurues i një objekti të vecantë.
Ndërtesa do të jetë e Klan Kosovës.
Ky televizion po bëhet me hapësirë prej gati 10 mijë metra katrorë.
Gjithcka këtu do të jetë e madhe.
Përmasa të ngjashme do të kenë edhe pjesët tjera.
Departamenti i informacionit dhe ai i programeve argëtuese, si dy boshtet kryesore të televizionit, do të kenë kushte shumë më komode se aktualisht.

Objekti i ri i Klan Kosovës ndodhet në ish-fabrikën e amortizatorëve, në Prishtinë. Financuesi dhe projektuesit kanë vendosur që të ruajnë pak a shumë ambientin e dikurshëm të ndërtesës. Shumë elemente ekzistuese, si radiatorët, ndriçimi dhe dritaret, do të shfrytëzohen edhe në të ardhmen.

Tërë ky vend gjigand, si dhe krejt pajisjet e reja teknike që do të sillen këtu, pritet të ndikojnë për të mirë te të punësuarit në Klan Kosova.

Mundësitë që pritet t’i ofrojë objekti, nënkuptojnë edhe angazhime shtesë për njerëzit e televizionit, në sezonet e reja.

E duke qenë se ka angazhime të shumta, dhe orar të punës të ngarkuar, sidomos për gazetarët, është menduar edhe për pak pushim e qetësë. Në këto hapësira do të ofrohen shërbime hoteliere dhe relaksuese.

Kjo nuk është e tëra.
Objekti do të ketë edhe një hapësirë tjetër të madhe. Ajo, e tëra, pritet t’i kushtohet kulturës.

I madh, si gjithcka tjetër, pritet të jetë edhe parkingu. Hapësira për makina do të jetë sa dy hektarë.

Dicka të këtillë, sipas arkitetit, nuk ka në një rreth koxha të gjerë nëpër rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›