Militantët socialistë protestojnë jashtë KQZ-së
TIRANË- Në pritje të shpalljes së tabelës përfundimtare të njësisë bashkiake numër 5, e më tej fituesin e garës për Bashkinë e Tiranës, jashtë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë mbledhur militantë e mbështetës të PS-së, në protestën e radhës.
Forca të shumta policore, për të disatën ditë me radhë janë pozicionuar në vendeet e tyre përreth godinës së komisionit për të ndaluar depërtimin e protestuesve.
Mes protestuesve si gjithnje jane deputete te Partise Socialiste, ndërkaq, mësohet se përpos protestuesve të Tiranës janë nisur nga rrethet militantë socialistë.
Burimeve nga rrethet bëjne me dije se që në orët e para të mëngjesit janë nisur autobuzë me mbështetës të PS-së nga Korça, Fieri dhe Elbasani.