Opozita Per 8 majin u shtuan 50 mije zgjedhes ne Tirane
Protesta e socialisteve para dyerve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka vijuar edhe dje gjate gjithe dites. Teksa institucioni i drejtuar nga Arben Ristani vijon numerimin e fleteve te votimit te quajtura si te pavlefshme simpatizante te PS-se dhe deputete te saj jane tubuar duke kerkuar respektimin e ligjit dhe te votes se cdo shqiptari. E mbajtur qetesisht dhe pa incidentet e diteve te para protesta ka vene theksin te fitorja e kandidatit Edi Rama ne Tirane qe sipas tyre po vidhet ne tavoline ne menyre te parregullt dhe antiligjore. Jemi mbledhur serish sot ketu per ti thene KQZ-se se ajo qe po ben eshte e paligjshme eshte antikushtetuese. Por z. Ristani ka kaq dite e kaq net qe perpiqet te binde jo vetem veten por edhe opinionin publik shqiptar se eshte duke numeruar votat rikoshet qe u nisen per kete kuti dhe perfunduan te kutia tjeter. Por ne i themi kujdes disa muaj me pare vrate kater njerez te pafajshem baballare vellezer njerez me familje dhe sot nuk mund te vrisni te ardhmen e opozites. Te ardhmen e atyre qe kane votuar per kryeqytetin e Shqiperise tha para qytetareve te mbledhur ish-kryeministri socialist deputeti Pandeli Majko. Nga akuzat e forta per Kryeministrin Sali Berisha opozita socialiste po kthehet me me shume force ndaj anetareve te shumices ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne funksion te kufizimit te akteve qe sipas PS jane teresisht antiligjore. Me e ashper ka qene deputetja Arta Dade e cila ka artikuluar akuza te forta per kandidatin Lulzim Basha per te cilin nuk ka munguar edhe nje aludim qe lidhet me koniunkturat e brendshme ne Partine Demokratike. ...Luli do iki bashke me zotin e vete me Saliun. Saliu e mori prej dore si nje kukull prej lecke e vuri qe te vidhte fondet e rruges patriotike. E mesoi qe te mashtronte perpara drejtesise. E mesoi sesi te nenshkruante aktin antikushtetues per detin qe ia dha Greqise dhe prape e mesoi te mos dorehiqej pasi Gjykata Kushtetuese e denoi. Pastaj Luli ju desh ne Ministrine e Brendshme qe te vidhte listat e zgjedhesve te sillte ketu mbi 50 mije nga ata lakenjte e Sali Berishes ka deklaruar sekretarja per marredheniet nderkombetare ne seline roze.
Te njejtin ritual kane perseritur socialistet edhe ne protesten e pasdites thirrjet dhe apeli i se ciles eshte bere pjese e pandare edhe e mbledhjeve te KQZ-se ku pervec vendimmarrjes per ceshtjet zgjedhore kori politik jashte selise degjohet qarte. Nje tjeter deputet i njohur socialist Blendi Klosi ka folur per fitoren e Edi Rames e cila eshte perceptuar si e tille nga te gjithe shqiptaret sipas tij. Me tej Klosi ka vleresuar edhe tiparin civil te protestes opozitare e cila vjen ne reagimin e vet per voten per te tretin vit rresht. Ne shume drejtime ne jemi europiane dhe ne kete proteste qe po bejme ne deshmojme se jemi qytetare te Europes. Jemi njerez te cilet perpjekjet e tyre per kauzen e tyre per te ardhmen e tyre jane te gatshem te sakrifikojne cdo gje. do gje per te miren e vendit te tyre. Sot jemi perseri kaq shume...Edi Rama ka fituar nuk ka nje shqiptar qe nuk e di kete nuk ka nje nderkombetar qe nuk e di kete tha Klosi. Per te thyer kufijte e nje proteste qe lidhet ekskluzivisht me zgjedhjet deputeti Namik Dokle nuk ka lene pa sjelle ne vemendje edhe sjelljen e Kryeministrit Sali Berisha i cili pavaresisht se kriza politike po riprodhohet serish per shkak te zgjedhjeve ka veshtruar nga perspektiva e afert duke folur per bumin turistik te Shqiperise. Do vazhdojme rrugen tone per te mbrojtur voten e lire deri ne fund. Paturpesisht Berisha del sot e na flet per turizem. Per cilet turiste na flet Berisha per turistet qe erdhen nga ana e anes te votojne ne Laprake. Per cilet turiste per ata qe u regjistruan ne garazhe lavazhe dhe bodrume per te votuar kunder Edi Rames eshte shprehur Dokle.