Kreu i vëzhguesve të OSBE-së takim me Ristanin
Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Takimi mes Ristanit dhe Stonestreet po zhvillohet në ambjentet e KQZ-së vetëm pak orë pasi ky institucion pritet të publikojë edhe rezultatin përfundimtar për bashkinë e Tiranës.
Ditën e nesërme misioni do të largohet ndërsa do të mbeten vetëm dy analistë të ODIHR-it të cilët do të monitorojnë edhe pjesën e mbetur të procesit e që ka të bëjë me animimet në Kolegjin Zgjedhor sa i takon Bashkisë së Tiranës.
Pas gjashtë javësh do të publikohet edhe raporti final i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit.