E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat kundër hajnisë pushtojnë gjitha qytetet

Një ditë para protestës, Grupi i Qytetarëve të Organizuar kanë dalë në një konferencë për media dhe kanë bërë të ditur lokacionet e protestës.

“Protestat filluan kundër hajnisë në KEK dhe vazhduan kundër hajnisë së përgjithshme në mungesë të llogaridhënies nga istitucionet përkatëse. Zbatimi i kërkesave tona do të mund të arrinte të siguronte një jëtë më të mirë të qytetarve, më të dinjitetshme dhe një shtet pa hajni”, ka thënë Saranda Pajaziti nga ky grup.

Siç dihet, protesta tashmë ka marrë karakter gjithëpërfshirës dhe do të shtrihet në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Në Prishtinë, marshi fillon nga KEK-u te Qeveria; në Prizëren, te Shadërvani; në Pejë, te qenra e qytetit; në Ferizaj te sheshi i qytetit; në Gjakovë, nga parku i qytetit te Kuvendi Komunal; në Mitrovicë, sheshi Mehë Uka”/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›