E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpataraku: Agasi ishte Berti që merrej me duralumin

Uljan Shpataraku ka deklaruar para hetuesve se nuk kishte dijeni se personi që mori në automjet gjatë kthimit nga Elbasani ishte biznesmeni Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia. Ai ka kaluar në sarkazëm teksa thotë se Agasi i tha se ishte Berti dhe merrej me duralumin.

Në dëshminë e tij, Shpataraku tha se gjatë lëvizjes në rrugën e vjetër të Elbasanit, një person i kishte bërë shenjë dhe ai e kishte marrë në makinë.

“Gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person më ka bërë shenjë dhe e kam marrë në makinë. Gjatë rrugës zhvillova një bisedë me të dhe më ka thënë se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Nuk e kam ditur se bëhej fjalë për Ergys Agasin”, ka deklaruar Shpataraku.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se personi që mori në makinë kishte ndryshuar pamjen, çka sipas tij e bënte të pamundur ta identifikonte.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›