E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpejtësia e komentimit me Tuiter? Emotive dhe mbivlerësuar

23-03-2012 / Nga Francesco Piccolo (Corriere della Sera)

Për fat të mirë, kontradiktat rezistojnë. Unë jam një njeri që shkruan në favor të modernizmit, pa hezitim dhe nuk kam profil as në Facebook dhe as në Twitter, pikërisht si Jonathan Franzen, me ndryshimin që nuk jam dakord me teoritë apokaliptike mbi efektet e rrjeteve sociale. Në praktikë: Edhe unë preferoj komunikimin teknologjik në vend të atij prej mishi e kockash. Në kuptimin që ndjej një eksitim të madh kur rri ulur në shtëpinë time dhe komunikoj me botën. Vetëm se bota për mua është e kufizuar në lidhje me njerëzit që frekuentoj dhe mundësia e eliminimit të një pjesë të konsiderueshme takimesh dhe emërimesh, lëvizje të vërteta e të komplikuara në diell, sepse atëherë fillon të bjerë papritur shi, më jep kënaqësi të madhe. E pathënë shumicën e kohës, por gjigande. Megjithatë, ka shumë gjëra të rrjetit social, në të gjitha degët e tij, që më bindin në përgjithësi, por që nuk mund t’i ushtroj çdo ditë. Për të qenë i sinqertë, ky arsyetim është shumë e qartë për mua në Facebook, Tuiter shumë më pak. Për mua Tuiter është si filmi Urithi: Sapo takoj dikë që e ka parë, unë them atë që më ka pëlqyer, gjë e cila në esencë është e vërtetë, por më pas i kërkoj me mirësjellje të ma shpjegojë, bëj sikur e kam kuptuar, por e vërteta është se unë nuk kuptoj asgjë se çfarë ka ndodhur në film. Asgjë prej asgjëje.
Deri më tani kam hasur tre probleme me të cilat po luftoj. Është e qartë se kam gjetur edhe një sasi të madhe virtyti, por këtu unë do të listoj vetëm tre probleme: kafazin e 140 shkronjave. Që më pas është substanca. Nuk mund të mos ndihmoj duke menduar që shkurtimi është pika e mbërritjes dhe jo pika e nisjes. Në fakt, kur në gazeta ka artikuj prej dy faqesh të trasha, të dendura, unë jam i lumtur. Blej revista tremujore. Me pak fjalë, në qoftë se më duhet të mendoj për diçka, më pëlqen të lexoj dhjetëra faqe që argumentojnë një gjykim, një zgjedhje, japin alternativa, duke u larguar shumë nga ajo për të cilën bëhet fjalë, për të zbuluar më pas se nuk ishim larguar shumë,  por duke folur për gjëra të tjera e shpjeguan mirë. Dhe së fundi: Ju mund të shkruani një histori prej tre rreshtash, por për ta bërë këtë, duhet të mendoheni më shumë se sa për një tregim prej njëzet faqesh.   
Vijmë tani tek çështja e dytë: Është shpejtësia e karakteristikave që më shqetëson më shumë tek rrjetet sociale. Ai paraqiti një lloj barazimi në mes të një gjykimi  të argumentuar dhe një reagimi emocional dhe është shkurtimi ai që i bën këto dy aspekte të kundërta akoma më të ngjashëm. Unë kam pak simpati për reagimin emocional. Në thelb, nuk jam i bindur se dikush që del  nga kinemaja i shkruan njerëzve që njeh e atyre që nuk njeh: Më pëlqeu. Më duket pak e reduktuar. Argumenti i tretë, e pranoj menjëherë, është i vjetër: Unë bëj dallime mes njerëzve që njoh e nuk njoh. Në praktikë, midis jetës private dhe asaj publike. Tuiteri e shmang këtë pengesë. Unë ende nuk e ndjej që ta shkatërroj atë. Unë përdor një gjuhë të ndryshme me nënën time, mikun tim, kolegun tim, me lexuesin tim, me një të huaj. Unë nuk mund t’i them drejtorit të një gazete se jam i lumtur dhe kam turp t’i dërgoj një artikull motrës time. Pastaj është fakti që duhet të ndiqni dikë, ose më shumë shqetësuese, është dikush që ju ndjek. Në këtë pikë, më duket me të vërtetë vetja se jam Urithi. Me ndryshimin që e kanë kuptuar të gjithë që jam unë.

*Francesco Piccoli, shkrimtar dhe gazetar italian

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›