E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, forca më e votuar në Evropë, pas rënies së Murit të Berlinit – në 2013 fitojmë edhe dy mandate më shumë

23-03-2012 / Gazeta 55

Rrëfimi/Në 20 vjetorin e fitores, kryeministri rrëfen për emisionin “Opinion” rrugën 20 vjeçare, momentet më të vështira si dhe parashikimet për vitin politik 2013

Deklarimet e forta të intervistës
- Ndryshimet politike në ‘90-ën, synimi ynë shmangia e konfliktit civil
- Firmat piramidale, PD dhe qeveria nuk rezultuan të implikuara në fajde
- Fitoren në 2013-n ma jep Edi Rama, me Topin dhe Spahiun pranë tij
- Kriza në Maqedoni, Berisha bën thirrje për paqe: Shqiptarët të bashkuar, në BE

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjatë një interviste në “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, se Shqipëria në 20 vite demokraci, ka lënë pas 7 vende të Bashkimit Evropian. Sipas tij, Partia Demokratike, forca që qeveris Shqipërinë, është sot partia më e votuar në historinë e Evropës post-komuniste. “PD është forca më e votuar në historinë e Evroipës, pas rënies së perdes së hekurt. PD, vjen në këtë 20 vjetor si forca që me programin e saj, me reformat e saj, ia doli të jetë promotore kryesore e zhvillimit të Shqipërisë në këto 20 vite. Nuk ka një forcë politike që të ketë ruajtur vizionin si kjo parti. Standardet e demokracisë janë pasqyrim direkt i progresit të këtyre viteve. Progresi është i prekshëm. Të ardhurat për frymë janë rritur. Kur kemi ardhur në pushtet ato ishin vetëm 200 dollarë. Ndërtimi i shtëpive. Në këto 10 vite, shqiptarët kanë ndërtuar shtëpi për veten e tyre më shumë se të gjitha kombet evropian. Shqipëria ka lënë pas 7 vende të BE. Shqiptarët, në këto 20 vite, vërshuan më shumë se çdo vend tjetër në planet. Nuk është ky vetëm mendim i Sali Berishës, por opinioni dhe vendimi i çdo interlokutori i botës politike, akademike apo dhe parlamentare me të cilët unë takohem. Nëse ka një vend që ka lëvizur në 20 vite, lëvizje kuantike, kjo është Shqipëria”- u shpreh Berisha, duke analizuar 20 vite politike të PD, që prej ardhjes në pushtet më 22 mars 1992. Kryeministri foli për ndryshimet politike në fillim të 90-ës, duke veçuar se synimi kryesor ishte shmangia e një konflikti të mundshëm civil. “Nëse Shqipëria do të rrëshkiste për një moment në një konflikt civil, do t’i duheshin minimumi 50 vjet për të mbyllur plagët e tij. Realisht ishte i mundshëm, pasi kjo i interesonte regjimit. Ditën e dytë, jo të parën, pasi të parën kam vizituar studentët për t’i mbështetur dhe për të insistuar në kërkesën për pluralizëm; ditën e dytë qëllimi im madhor ka qenë që t’i ndihmoja që të mos binin në kurthin e atyre që u interesonte përdorimi i forcës. Më vonë forcat demokratike u strukturuan, por kjo kurrsesi s’mund të ishte motiv i një konflikti civil. Një nga meritat më të jashtëzakonshme të opozitës shqiptare, është se në kushte të veçanta nga çdo opozitë tjetër në vendet lindore, ia doli të administrojë paqësisht rezistencën ndaj regjimit dhe ndërrimin e sistemit. Shkaku i rënies së komunizmit, ishte dështimi i tij total në ekonomi. Cila ishte situata kur erdhën në pushtet? Ramiz Alia kishte degraduar sistemin ekonomik. Administrata shqiptare në menaxhim dhe ekonomi ishte dështim total. Kur erdha unë në pushtet Ramiz Alia kishte dekretuar 80% e punëtorëve merrnin rrogën pa dalë në punë. Në Bankën e Shtetit si rezervë valutore ishin 4 milion dollarë. Dyqanet ishin tërësisht bosh dhe për fatin më të keq pllakosi një zgjebë masive se nuk kishte sapun. Ne, bëmë gjithçka për të privatizuar çdo lloj sipërmarrje. Kjo bëri që në një kohë të shkurtër në sektorin privat të punësoheshin 100 mijë qytetarë çdo vit. Bëri që të ardhurat për frymë të rriteshin nga 200 dollarë, në 800 dollarë.

Firmat piramidale, PD dhe qeveria nuk rezultuan të implikuara në fajde

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se ardhja në pushtet e Partisë Demokratike në vitin 1992 ishte një pikë kthese për Shqipërinë. Duke u ndalur te vitet e tij si President i Republikës, Berisha iu referua krizës së firmave piramidale. Sipas tij, Partia Demokratike dhe qeveria e atëhershme nuk rezultoi e implikuar në fajde. “Qytetarët shqiptarë kishin të drejtë të zemëroheshin në qeverinë e asaj kohe, pasi duhej të mbroheshin. Ato u shfaqën se ne nuk kishim ligje, kishim vakum ligjor për supervizimin e tregut financiar privat dhe të huamarrjes. Vendimi ishte: një borxh që s’është marrë nuk mund të njihet. Çfarë ndodhi? Vitet 2007-2010 ishin vitet që u masivizuan firmat piramidale në vendet e tjera. Ato kishin rregullat e duhura ligjore dhe të kontrollit të supervizimit të tregut financiar. Por, problemi është gjenetik. Nga na tjetër, rivali im doli dhe iu tha shqiptarëve se do iu kthej çdo qindarkë. Unë, këtë nuk e premtova. Ne, s’mund t’ia merrnim paratë atij që s’i kishte hedhur në piramida dhe t’ia jepnim këtij që i kishte lënë aty. Ne bëmë kontrollin me parlament ndaj këtyre firmave dhe i mbyllëm. Ne përgatitëm ligjin, pasi ligj nuk kishte dhe ajo ishte veprimtari financiare private. Shfrytëzuan një nen të kodit civil që lejon huamarrjen me interesa. 4 vite më pas (2001), shqiptarët votuan më shumë personin që u tha se nuk mund t’ua kthej ato para. Paratë e shqiptarë ishin para të pastra, pasi ishin të ardhura të vëna nga puna e pa lodhur, mundi dhe djersa e tyre. Nga hetimet rezultoi qartë se Partia Demokratike dhe asnjë institucion shtetëror nuk rezultoi i implikuar në firmat piramidale. Gabimi i rëndë ishte se pse i lejuam ato. Nuk mund të pendohem që s’njoha borxhin; që thërrita zgjedhjet e parakohshme. Duhej të faktohej, nga hetimet dhe kontrollet, nëse qeveria ishte apo jo e implikuar. Nëse ishte e implikuar, s’kishte rrugë tjetër, veçse Partia Demokratike të shkrihej”.
 
Të përndjekurit, Berisha: Procesi i dëmshpërblimit vazhdon, Bamir Topi u rreshtua me persekutorët

Kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të Nexhmije Hoxhës, lidhur me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve të regjimit. Në një intervistë të saj, e veja të diktatorit deklaroi se “këta të dënuar politik janë hajdutë lopësh dhe keqbërës të fshatrave”. Ndërkohë, shefi i ekzekutivit u përgjigj duke deklaruar se platforma e terrorist artikulonte akuza banale, për të eliminuar disidentët dhe kundërshtarët e regjimit. Sikundër u shpreh kryeministri, e veja e diktatorit harron se “nga ‘67-‘90 asnjë fshatar në Shqipëri, nuk ka disponuar gjë të gjallë. “Kjo zonjë harron se nga ‘67-’90-ën, nuk ka fshatar në Shqipëri që të ketë patur lopë, dele e dhi, vetëm në 89-ën, në mënyrë qesharake u lejua një keç dhe një dhi, me kushtin që keçin ta ktheje përsëri. Znj.Hoxha e di mirë se në platformën e terrorit, njerëzit arrestoheshin me pretekste krejtësisht të tjera. Kolektivizimi nuk lejonte as edhe një lloj gjëje të gjatë në familjen e shqiptarëve”- u shpreh Berisha. Kryeministri tha se të përndjekurit dhe të dënuarit politik kanë qenë dhe mbeten në programin politik të Partisë Demokratike dhe se kjo forcë politike ka insistuar për miratimin e ligjit të lustracionit, dënimin e krimeve të komunizmit si dhe dëmshpërblimin e viteve të burgut. Për dy të parat, Kryeministri sqaroi edhe vështirësitë ligjore që haste sistemit i drejtësisë në vend, veçanërisht për gjykimin e krimeve të regjimit. Duke u ndalur te ligji për pastrimin e figurës së zyrtarëve të lartë të institucioneve shtetërore, Berisha akuzoi edhe njëherë Presidentin e Republikës, Bamir Topi se u rreshtua me persekutorët e regjimit. “Shqipëria është i vetmi vend në evropën ish komuniste që krahas ligjit për lustracionin miratoi edhe ligjin për gjenocidin e e regjimit komunist. U përgatit një kuadër ligjor ku nga njëra anë ishin ish persekutorë, të cilët shmangeshin për një periudhë të caktuar nga politika. Ligj i cili ishte gërmë për germë, ligji i miratuar nga parlamenti i Çekosllovakisë i miratuar nga Presidenti Havel dhe ligji i dytë ishte ligji për dënimin e gjenocidit të regjimit komunist. A ishte Shqipëria e përgatitur e përgatitur për këto gjykime? Jo. Nuk ishte. Sepse, po të transmetohej shpejt ai ligj, për fat të keq, stili i tij ishte ai i gjyqeve të vjetra. Kërkohej një sistem drejtësie që vendi nuk e kishte atë kohë. Ata gjykatës, me njohuritë që kishin, bënë të pamundurën për të zbatuar atë ligj dhe dënuan 73 zyrtarë. Ligji i lustracuioni u vendos në fuqi dhe veproi plotësisht sipas parashikimit. Pas rebelimit dhe ardhjes në pushtet të opozitës, gjënë e parë që bënë ishte amendimi i ligjit dhe lejuan në pushtet ata që kishin urdhëruar tortura, vrasje dhe varje të disidentëve edhe në vitin 89-ë, siç ishte rasti i procesit të një qyteti nga Hasi për “atentatin” ndaj Ramiz Alisë. Edhe kësaj zonjës (Nexhmijes) ia dëmshpërblyen vitet e burgut, ndërsa ish të përndjekurve nuk u dhanë asnjë qindarkë. U rikthyem në pushtet dhe bëmë të njëjtin ligj si në Çekosllovaki. Por, presidenti i vendi u reshtua me persekutorët dhe nuk firmosi ligjin. Dua të them që përpjekjet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve vazhdojnë dhe çdo vit kemi dhënë dhe kemi një dialog konstant me të përndjekurit. Në vendet ish komuniste kanë bërë një dëmshpërblim modest. Kanë përcaktuar një shumë totale dhe e kanë shpërndarë i cili nuk u afrohet vlerës reale të viteve të burgut. Vende të tjera u kanë lidhur pensione të kënaqshme.
Shqipëria, është vendi i vetëm që dëmshpërblen me vlerën e plotë të viteve të burgut, internimit e me radhë. Kjo është vendosur së bashku me të përndjekurit. Kamë diskutuar vetë me ta dhe janë të përndjekurit që kanë mbështetur këtë opsion, i cili kërkon kohën e vet. Me ligjin që miratuam së fundmi, shtohen edhe disa kategori të tjera. Procesi zgjat, por do shkojë drejt finalizimit”- tha ai.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›