E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpend Abazi për titullin botëror më 16 shkurt

Shpend Abazi do të kërkojë që ta bëjë të vetin brezin e kampionit të botës për peshën "featherweight' në versionin IBF të boksit profesionist. Shqiptari që bokson me flamurin danez do të përballet me amerikanin, Robert Guerrero më 16 shkurt, në një përballje që do të zhvillohet në Danimarkë.
28-vjecari Shpend Abazi është ndër boksierët më të suksesshëm të Evropës në kategoritë e lehta. Shqiptari gjatë karrierës së tij gati shtatëvjecare në ringun profesionist ka zhvilluar 36 mece dhe ka pësuar vetëm një herë. Në vitin 2001 Abazi kishte arritur që ta fitojë titullin e kampionit të Evropës për peshën bantam në versionin EBU, ndërsa e kishte mbrojtur edhe dy herë këtë titull, para se ta dorëzonte për ta ndërruar kategorinë.
Në vitin 2002 e ka bërë të vetin brezin e kampionit të Evropës për peshën "featherweight" në versionin EBA, apo i njohur ndryshe si titulli "WBA International". Këtë titull e ka mbrojtur me plotë sukses edhe katër herë të tjera, ndërsa kishte fituar edhe titullin botëror në versionin IBCm një federatë që nuk është shumë e njohur në botën e boksit profesionist.
Kundërshtari i tij, Guerrero, ka një bilanc prej 19 fitore, 2 humbje dhe 1 barazimi. Në shtator të vitit 2006 Guerrero kishte arritur ta fitojë titullin e kampionit të botës, për ta humbur atë titull vetëm 2 muaj me vonë. Tani do ta kërkojë ta rikthejë përballë shqiptarit Abazi, që konsiderohet si favorit në këtë duel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›