E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ngjitet një “kat” në FIFA

Albania-Sport.com (AS)- Shqipëria ka ngjitur një vend në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, nga e 87-ta në muajin dhjetor 2006 në të 86 në muajin janar 2007. Megjithëse tani jemi +1 vend, nga pikët kemi mbetur po njësoj, 375 pikë. Shqipëria ndodhet midis Moldavisë (e 85-ta me 382 pikë) dhe Trinidad e Tobago (i 87-ti, me 372 pikë)..
Në grupin tonë, Holanda vazhdon dominimin me vendin e 7-të më të mirë në botë (1305 pikë), Rumania ka zbritur një vend dhe renditet në të 20-tin (912 pikë); Bullgaria ka zbritur një vend dhe renditet e 42-a (684 pikë); Bjellorusia ka mbetur në vendin e 70-të (447 pikë). Sllovenia, kundërshtari ynë i 24 marsit ndodhet në të 77-in (414 pikë). Luksemburgu ndodhet në vendin e 186-të me 27 pikë.
Maqedonia, kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 7 shkurtit ndodhet ne vendin e 54, vend në të cilën ka qenë edhe në renditjen e muajit dhjetor 2006.
RENDITJET E VITIT 2007 PËR SHQIPËRINË
* Janar, vendi 86
RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË
• Dhjetor, vendi 87
• Nëntor, vendi 86
• Tetor, vendi 88
• Shtator, vendi 75
• Gusht, vendi 62
• Korrik, vendi 65
• Qershor, vendi 85
• Maj, vendi 85
• Prill, vendi 86
• Mars, vendi 88
• Shkurt, vendi 82
• Janar, vendi 83

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›