E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç nuk flet për gazetarët, s’ka përkthyes

Pasi mbërriti rreth mesditës në hotel "Rogner", trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Baric u rrethua menjëherë nga një grumbull i madh gazetarësh të cilët kërkonin të shkëpusnin ndonjë deklaratë nga trajneri por kanë ngelur të zgjënjyer pasi tekniku 74 vjecar nuk ka folur asnjë fjalë. Kjo jo për shkakun se Baric nuk donte të fliste por për faktin se nuk kishte përkthyes me vete. Ajet Xeka që është përkthyesi i trajnerëve shqiptarë mungonte në ato momente dhe kroati nuk ka folur asnjë fjalë për mediat shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›