E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpend Ahmeti: Sipas Editë Serbia na ka njohur 15 herë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka komentuar me ironi deklaratën e zëvendëskryeministres, Edita Tahiri e cila ka thënë sot se “Serbia njohu shtetin e Kosovës në dialogun që ndodhi më 17 Janar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë, se sipas Editës, Kosova nga Serbia u njohë shumë herë. “Me dëgju Edita Tahirin, Serbia e ka njohur Kosovën nja 15 herë deri tash”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›