E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të shtëna armësh në veri të Mitrovicës

Sonte rreth orës 19:30 persona të armatosur hapën zjarr mbi një shtëpi serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, në Lagjen e Boshnjakëve, lagje kjo e përzier etnikisht.

Identiteti i sulmuesve nuk është bërë i ditur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se nuk ka të lënduar.

Sipas Hotit, pronari i shtëpisë ka thënë se ai nuk dyshon në askënd dhe se ka marrëdhënie të mira me fqinjët.

Ky është incidenti i katërt brenda 24 orëve të fundit në këtë pjesë të vendit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›