E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpenzimet, 9 ujësjellësa në vend kërkojnë rritjen e çmimit për ujin

Tiranë- Nëntë ujësjellës që operojnë në vendin tonë kanë kërkuar rritjen e çmimit për ujin e pijshëm, përmes kërkesave të depozituara në Entin Rregullator të Ujit, ERU, në përpjekje për të përballuar shpenzimet e tyre.

Në faqen zyrtare të ERU vihen re se ujësjellsat që kanë kërkuar rritje të çmimit të ujit janë: Sh.A.UK Pogradec, Sh.A.UK Fier, Sh.A.UK Rrogozhinë, Sh.A.UK Lushnje Qytet, Sh.A.UK Lezhë, Sh.A.UK Gjirokastër Qytet, Sh.A.UK Berat-Kuçovë dhe Sh.A.U Bulqizë, Sh.A.U Përmet.

Teksa mësohet se 15-20% është vlera që ujësjellat kërkojnë që të rritet çmimi i ujit, në një kohë kur ata janë në konflikt me kompaninë CEZ për mospagesat e detyrimeve ndaj saj.

Nga ana tjetër mësohet se Enti Rregullator i Ujit është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të shoqërive të ujit. Pak ditë më parë ndërmarrjet e ujësjellës- kanalizimeve përmes një VKM-je sollën ndërprerjen e financimeve ndaj bashkive, për t’u përdorur për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike. Por bashkitë thanë se përgjegjësia kryesore e borxheve të akumuluar ndaj CEZ-it duhet të bjerë vetëm mbi ujësjellësat.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›