E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florije Peci, e mbijetuara e tragjedisë së Himarës kthehet në atdhe

12-10-2012 / Gazeta 55

Pas 5 muaj lufte me vdekjen në spitalin e Vjenës, studentja nga Librazhdi, Florije Peçi sheh dritë në fund të tunelit. Një nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik të Himarës 21 majin e këtij viti është rikuperuar pothuajse plotësisht në Austri dhe është bashkuar më në fund me familjen e saj në vendlindje. Me një pritje të përmalluar familjarët nuk e kanë fshehur dot gëzimin për kthimin e Florijes, që megjithëse ende në karrocë është rikthyer në jetë.
Florije Peçi u dërgua pak ditë pas aksidentit në Vjenë, ku mori mjekim të specializuar duke u nxjerrë nga koma artificiale pasi kishte dëmtim shumë të rëndë në shtyllën kurrizore. Peçi është një nga të mbijetuarat e aksidentit në Himarë, ku humbën jetën 13 persona pothuajse të gjithë studentë të Universitetit të Elbasanit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›