Sequi, Meta: Përmbushja e 3 kritereve, përpara dhjetorit

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi i dorëzon progresraportin kreut të LSI-së, Ilir Meta
Është e nevojshme fillimi i punës për realizimin e reformave të mbetura pezull. Ky ishte apeli i ripërsëritur sërish sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi gjatë takimit me kreun e LSI-së, Ilir Meta, të cili i ka dorëzuar progres raportin e KE-së.
“Përmbushja e reformave që janë të nevojshme në mënyrë që Këshilli të pranojë rekomandimin e Komisionit Europian janë të mundshme. Realizimi i refomave është e nevojshme të bazohet tek arritjet që janë bërë të njohura në progres- raport. Këto arritje kanë qënë të mundura të realizohen përmes dialogut dhe konsensusit politik dhe kjo është interesi më i mirë për integrimin e Shqipërisë”- vuri në dukje Sequi.
Nga ana e tij, kreu i LSI-së, Meta bëri me dije se gjatë bisedës me ambasadorin Sequi janë shkëmbyer disa opinione për progres-raportin e BE.
“Pavarsisht nga arritjet pozitive, progresi duhet të vazhdojë. Përmbushja e tre kritereve të tjera do ta çojë më tej në marrjen zyrtare të statusit kandidat. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngusht me delegacionin e BE-së”, vlerësoi Meta, paspërfundimit të takimit me ambasadorin Sequi.