Shpenzimet populiste

Qeveria shqiptare e mbylli marreveshjen e supervizionimit me FMN ne 31 janar te vitit 2009 megjithe kerkesen e eksperteve se supervizionimi duhej zgjatur pasi sic ata shkruanin shpenzimet populiste te vitit elektoral do ta demtonin ekonomine dhe qeveria nuk do te kishte ne vemendje politikat ekonomike te orientuara drejt stabilitetit
Nga Mimi Kodheli
Ne fund te vitit 2008 ekspertet e Partise Socialiste e keshillonin qeverine Berisha te mos genjente lidhur me parashikimin e rritjes se PBB dhe te nje buxheti te pabazuar ne kushtet e krizes globale dhe te nje keq menaxhimi te financave publike te vendit.
Ne mars te vitit 2009 FMN e keshillonte qeverine shqiptare te bente kujdes me shpenzimet buxhetore te periudhes para zgjedhore te qershorit 2009 pasi rrezikonte stabilitetin makroekonomik. Qeveria shqiptare e mbylli marreveshjen e supervizionimit me FMN ne 31 janar te vitit 2009 megjithe kerkesen e eksperteve se supervizionimi duhej zgjatur pasi sic ata shkruanin shpenzimet populiste te vitit elektoral do ta demtonin ekonomine dhe qeveria nuk do te kishte ne vemendje politikat ekonomike te orientuara drejt stabilitetit.
Per fat te keq ekspertet tane dhe ata te FMN-se nuk kishin gabuar. Viti 2009 ishte viti i krizes se pa pranuar kurre por edhe viti i shiritave elektorale. Kjo qeveri u pa si e vetmja ne bote qe ne nje kohe krize rriti shpenzimet dhe uli te ardhurat. Dhe ne fakt per 2009-n te ardhurat nuk u realizuan ne masen 21 miliarde leke mosrealizim ky qe lidhet drejtperdrejt me performancen e biznesit vendas dhe konfirmon parashikimet e FMN-se lidhur me renien e ritmeve te rritjes ekonomike dhe veshtiresite qe po kalonte e kalon ekonomia jone.
Shpenzimet korrente ne vitin elektoral 2009 u rriten ne kurriz te atyre kapitale ne masen 74.7 te totalit te shpenzimeve kur ne vitin 2008 ishin 71.2. E megjithate parate per pagat e buxhetoreve per 6-mujorin e II-te munguan. do gje ishte derdhur lume deri ne 28 qershor.
Per pasoje nuk kishte si te mos ndodhte qe demi qe ka ardhur nga shkeljet financiare ne perdorimin e shpenzimeve buxhetore per vitin 2009 sipas raportit te KLSH-se te ishte 281 milion leke. Sikur ne morine e gjithe parave me te cilat eshte abuzuar vetem keto para te mos ishin vjedhur do mund te ndertonim 5 shkolla te reja me nga 400 nxenes secila ne cdo qoshe te Shqiperise.
Kulmi arrin kur qeveria ne menyre te qellimshme per te mbuluar vrimat e zeza elektorale dhe ato te hajnise korruptive deficitin buxhetor ne leter prej 82 miliarde lekesh te 2009-s te planifikuar pa turp vetem 50 miliarde kerkoi ta mbuloje me para hua ku norma e interesit prej 13.8 ishte kredia me e shtrenjte ne bote e marre nga ndonje qeveri. Nderkohe te mos harrojme se ne vitin qe po kalojme kosto e borxhit qe kemi mbi supe eshte rritur edhe me 8 miliarde leke te reja.
Pra ne vitin 2009 deficiti buxhetor te pakten ne leter u rrit me 21 miliarde leke me shume se nje vit me perpara ose arriti ne 59.68 e PBB. Besoj se nuk eshte e nevojshme tiu rikujtoj se e keni gjetur 53 nivelin e deficitit ne 2005-n.
Por nderkohe sipas KLSH-se shume investime kapitale qe mund fare thjeshte te realizoheshin brenda vitit buxhetor 2009 u financuan ne menyre pjesore duke cuar ne menaxhimin jo eficent te fondeve. Keto objekte presin vitet e ardhshme per tu financuar ose ndonje yxhym tjeter elektoral nderkohe qe punimet fizike ose jane kryer pjeserisht ose jane avancuar pa u financuar.
Qeveria Berisha ke paguar vetem 9 te detyrimeve te prapambetura dhe u ka borxh bizneseve shqiptare dhe te huaja miliona e miliona euro para keto qe e thellojne akoma me shume deficitin buxhetor real ne shifra te frikshme e te krahasueshme me shtete ne krize te plote financiare.
Gjate vitit 2009 kjo qeveri e fshehu nivelin real te deficitit dhe ne kete menyre rriti riskun e bizneseve per falimentim duke perkeqesuar nderkohe kredite e keqija ne banka. Kjo i detyroi dhe i detyron bankat edhe sot te jene te shtrenguara dhe te shtrenjta ne dhenien e kredise. Kredia konsumatore dhe investimet private do te vazhdojne te reduktohen dhe do te jene gjithnje e me te shtrenjta duke e penguar rritjen reale te ekonomise.
Sot Shqiperia eshte zhytur ne borxh per te garantuar qendrimin ne pushtet te kesaj qeverie. Per shkak te kesaj politike qeverisese Shqiperia dhe shqiptaret po shkojne drejt varferimit real. Per shkak te kesaj politike ata nuk do te mund te gezojne e perfitojne prej pasurive te tyre te perbashketa qe shiten dhe blihen ne emer te tyre por jo ne te mire te tyre.
Sot Shqiperia eshte futur ne ate faze te tatepjetes ekonomike ku lan borxhe me borxhe dhe merr borxhe perhere e me te medha duke u zhytur gjithmone e me thelle ne borxh. Kjo do te thote qe jo vetem e tashmja por edhe e ardhmja jone po kompromentohet nga kjo qeveri pa legjitimitet.
Neser qeverite qe do te vijne do te duhet te perballen me detyrime qe lindin nga keto borxhe te marra ne menyre krejt te papergjegjshme nga kjo qeveri e cila mendon se njerezit ne kete vend mund ti sundosh me inaugurime e shirita elektorale.
Sot Shqiperia eshte me e korruptuar se dje me pak transparente se dje dhe me te 1 milion te papunet e saj me e varfer se dje.
Perpjekja jone per te bere transparencen e buxhetit te vitit 2009 e te gjithe aferave korruptive qe ne kete vend ndodhin si pa te keq apo e keq perdorimit te qellimshem per arsye perfitimi te nje grushti njerezish te financave publike eshte nje perpjekje per te vendosur realisht ne driten e syve te qytetareve shqiptare gjithcka ka ndodhur dhe ndodh me qeverine Berisha.
Fjala ne Kuvend per buxhetin faktik te deputetit