Topi thirrje prokurorise Heto akuzat politike
Ne nje kohe kur nga selite e partive drejtohen akuza dhe kunderakuza Presidenti i Shqiperise Bamir Topi beri dje thirrje qe institucionet e drejtesise te lejohen te bejne punen e tyre. I pyetur ne lidhje me akuzat qe partite politike po bejne ndaj njera-tjetres cdo dite kreu i shtetit deklaroi se drejtesia duhet te punoje per te zbardhur te verteten. Duhen lene institucionet e drejtesise te punojne - deklaroi Presidenti i cili eshte njeheresh edhe kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne kete cilesi pak dite me pare kerkoi publikisht qe zyrtaret dhe deputetet te heqin dore nga imuniteti parlamentar.
Ne lidhje me Gjykaten Kushtetuese Presidenti tha se respekton vendimet e institucioneve dhe nuk nderhyn ne punen e tyre.
Nderkohe Presidenti komentoi me tej edhe letren qe komisioneri per Zgjerim Stefan Fule i dergoi pak dite me pare Kryeministrit Berisha. Nuk shoh asnje gabim ne ceshtjet qe Fule ngre per diskutim sic eshte hartimi i reformes zgjedhore - tha Presidenti Topi. Presidenti i Republikes zhvilloi dje nje vizite pune ne qytetin e Fierit. Me mberritjen e tij ne kete qytet Kryetari i Shtetit u prit perzemersisht ne nje atmosfere te ngrohte e mikpritese nga perfaqesues te pushtetit lokal personalitete te jetes kulturore e intelektuale dhe qytetare te qytetit te Fierit. Se pari Presidenti Topi pati takime te vecanta me kryetarin e Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj dhe me kryetarin e Keshillit te Qarkut Luan Mucaj te cilet i uruan Presidentit te Republikes mireseardhjen edhe ne emer te qytetareve fierake. Ne keto takime Presidenti Topi u interesua lidhur me mbarevajtjen e puneve ne qytetin e Fierit duke u kushtuar vemendje me te posacme ceshtjeve te drejtesise rendit por edhe te zhvillimit ekonomik turistik arsimor shendetesor dhe kulturor ne kete qytet. Kryetari i Shtetit vuri ne dukje se Fieri eshte nje qytet me burime te panumerta kulturore arkeologjike turistike dhe intelektuale duke theksuar se bashkepunimi dhe perkushtimi i ndersjelle midis institucioneve te ketij qyteti premton nje ecuri pozitive dhe zhvillim bashkekohor ne te gjitha keto fusha ne interes te qytetareve.