E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 të vdekur pas një aksidenti ajror në Peru

Të paktën 14 udhëtarë, përfshirë 11 shtetas të huaj, humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri privat në Ande, njoftoi drejtori i policisë peruane, Raul Salazar.

Skuadrat e shpëtimit gjetën trupat e viktimave brenda mjetit fluturues, që u rrëzua në një zonë shkëmbore pranë malit Mamarosa. në 4.900 metra lartësi.

"Trupat e pajetë u dërguan në një bazë mjekësore, ku ndodheshin ekspertët mjeko-ligjorë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale peruane", deklaroi kreu i policisë për kanalin televiziv, "Canal N".

"Të paktën 13 të vdekur u gjendën brenda helikopterit, mirëpo ende nuk dihet identiteti i tyre", theksoi gjenerali Salazar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›