E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërblim 50 mijë lekë për pensionistët, PD: Qesharak!

PD ka akuzuar qeverinë për dështime dhe premtime të rreme gjatë këtyre 7 vjetëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Dorian Teliti thotë se pensionistët shqiptarë qëndrojnë në radhë të dëshpëruar për të marr sipas tij një shpërblim qesharak.

“Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme.

Në radhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh. Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë.

Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës”., shkruan Teliti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›