E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperblimet e fundvitit kategorite qe perfitojne

Qeveria fond te vecante per shperblimet e fundvitit. Masa e perfitimit per buxhetoret tatimoret rastet e fatkeqesive daljet ne pension dhe rastet kur behen perjashtime

Qeveria krijon nje fond te vecante ne buxhetin e shtetit nga i cili do te perfitojne nje numer i madh kategorish jo vetem te administrates shteterore por perfshin edhe ndihma te menjehershme ne raste fatkeqesish. Konkretisht ky fond do te perdoret nga drejtuesit e njesive te qeverisjes se pergjithshme per shperblimin e punonjesve per rezultate te mira ne pune shperblimin e punonjesve ne fund te vitit kalendarik shperblime te tjera te parashikuara me akte te tjera ligjore apo nenligjore dhenie ndihmash te menjehershme per raste fatkeqesish dhe per raste te tjera dhe veprimtari social-kulturore. Vendimi per krijimin dhe perdorimin e fondit te vecante per Statusin e nepunesit civil percakton ne menyre te qarte formulen e shperblimit ku thuhet qarte se shperblimi per rezultate te mira ne pune gjate vitit per cdo punonjes jepet i diferencuar nga drejtuesi i njesise se qeverisjes se pergjithshme por jo me shume se 1 nje page mujore ne vit. Sipas vendimit ky shperblim ne njesite e qeverisjes se pergjithshme te cilat jane ne fushen e veprimit te ligjit te sherbimit civil jepet i diferencuar ne baze te rezultateve individuale ne pune sipas parimeve dhe procedures se percaktuar ne legjislacionin e sherbimit civil dhe ne perputhje me fondin e shperblimit ne dispozicion. Gjithashtu vendimi specifikon se ne njesite e qeverisjes se pergjithshme te cilat nuk perfshihen ne fushen e veprimit te ligjit te sherbimit civil shperblimi i punonjesve behet i diferencuar ne baze te performances se punonjesit por jo me shume se 1 nje page mujore ne vit. Shperblimi i titullarit te njesise se qeverisjes se pergjithshme dhe fondeve speciale behet pas miratimit te eprorit te tij ose pas miratimit te organeve kolegjiale per ato njesi qe funksionojne me drejtim kolegjial. Ky shperblim jepet vetem ne muajin dhjetor te vitit aktual. Ne kete rast perjashtime behen ne rastet e punonjesve qe punojne per shtimin e te ardhurave dhe konkretisht per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve masa e shperblimit mund te jete deri ne 2 dy paga mujore ne vit. Shperblimi mbi nje page mujore ne vit kushtezohet vetem per

punonjesit qe kontribuojne drejtpersedrejti ne rritjen e te ardhurave tatimore pas miratimit te nje udhezimi te vecante per kriteret dhe rregullat e perfitimit te shperblimit i cili miratohet nga ministri i Financave. Kurse shperblimi ne fund te vitit i jepet cdo punonjesi buxhetor per festat e fundvitit ne masen 10 000 dhjete mije leke pavaresisht shperblimit sipas pikes 3 te ketij vendimi dhe perballohet nga fondi faktik i vecante. Ne ndihma te menjehershme per raste fatkeqesish dhe raste te tjera te cilat perballohen nga fondi faktik i vecante perfshihen pagesat per Rastet e vdekjes se punonjesit ose te nje anetari te familjes se punonjesit prinderit apo femijet kur bashkejetojne. Pagesa jepet nga titullari i institucionit e diferencuar nga 10 000 - 30 000 leke per cdo rast. 8205 - Rastet e semundjeve te renda te punonjesit kur kerkohet nje nderhyrje shendetesore jashte vendit. Pagesa jepet nga titullari i institucionit e diferencuar nga 30 000 - 50 000 leke per cdo rast. Rastet e daljes se punonjesve ne pension pleqerie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri ne masen e nje page mujore. Vendimi nr. 929 date 17.11.2010 per krijimin dhe perdorimin e fondit te vecante mbeshtetet ne nenin 100 te Kushtetutes te nenit 18 te ligjit nr. 8549 date 11.11.1999 Statusi i nepunesit civil te nenit 5/1 te ligjit nr. 8487 date 13.5.1999 Per kompetencat per caktimin e pagave te punes te ndryshuar te ligjit nr. 9920 date 19.5.2008 Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar dhe te ligjit nr. 9936 date 26.6.2008 Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise dhe behet me propozimin e ministrit te Financave.

Perllogaritja e fondit per perdorim

Fondi i vecante faktik per tu perdorur = Fondi i pagave i punonjesve faktik organik per muajt me te fundit p.sh. fondi faktik i numrit organik 11-mujor - shtohet fondi i pagave i planifikuar per numrin faktik organik per muajin muajt e mbetur 5 - zbriten perdorimet e fondit te vecante gjate vitit aktual.

Masa e perfitimit per buxhetoret. tatimoret rastet e fatkeqesive daljet ne pension dhe rastet kur behen perjashtime

Si do te shperndahet fondi i vecante

1. Fondi i vecante ne njesite e qeverisjes se pergjithshme krijohet ne masen 5 te fondit te pagave. Fondi i pagave per efekt te llogaritjes se fondit te vecante do te perfshije vetem fondin e pagave per numrin faktik organik te punonjesve buxhetore. Ne kete fond nuk perfshihet fondi i pagave per punonjesit ne liste pritjeje me kontrate te perkohshme per ushtaraket ne reforme per punonjesit ne dispozicion per pagesen e bashkeshorteve te ushtarakeve dhe ate te studenteve ushtarake.

2. Fondi i vecante i perllogaritur sipas pikes 1 perdoret nga drejtuesit e njesive te qeverisjes se pergjithshme per

a shperblimin e punonjesve per rezultate te mira ne pune

b shperblimin e punonjesve ne fund te vitit kalendarik

c shperblime te tjera te parashikuara me akte te tjera ligjore apo nenligjore

c dhenie ndihmash te menjehershme per raste fatkeqesish dhe per raste te tjera

d veprimtari social-kulturore.

Rezultate te mira shperblimi me nje page mujore

-Formula e llogaritjes se fondit te vecante faktik per tu perdorur percaktohet ne aneksin 1 qe i bashkelidhet ketij vendimi dhe eshte pjese perberese e tij.

-Shperblimi per rezultate te mira ne pune gjate vitit per cdo punonjes jepet i diferencuar nga drejtuesi i njesise se qeverisjes se pergjithshme por jo me shume se 1 nje page mujore ne vit. Ky shperblim ne njesite e qeverisjes se pergjithshme te cilat jane ne fushen e veprimit te ligjit te sherbimit civil jepet i diferencuar ne baze te rezultateve individuale ne pune sipas parimeve dhe procedures se percaktuar ne legjislacionin e sherbimit civil dhe ne perputhje me fondin e shperblimit ne dispozicion.

-Gjithashtu ne njesite e qeverisjes se pergjithshme te cilat nuk perfshihen ne fushen e veprimit te ligjit te sherbimit civil shperblimi i punonjesve behet i diferencuar ne baze te performances se punonjesit por jo me shume se 1 nje page mujore ne vit. Shperblimi i titullarit te njesise se qeverisjes se pergjithshme dhe fondeve speciale behet pas miratimit te eprorit te tij ose pas miratimit te organeve kolegjiale per ato njesi qe funksionojne me drejtim kolegjial. Ky shperblim jepet vetem ne muajin dhjetor te vitit aktual.

Tatimoret shperblehen me dy paga mujore

-Perjashtimisht per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve masa e shperblimit mund te jete deri ne 2 dy paga mujore ne vit. Shperblimi mbi nje page mujore ne vit kushtezohet vetem per punonjesit qe kontribuojne drejtpersedrejti ne rritjen e te ardhurave tatimore pas miratimit te nje udhezimi te vecante per kriteret dhe rregullat e perfitimit te shperblimit i cili miratohet nga ministri i Financave.

-Edhe ne rastet kur sipas ligjeve te vecanta lindin te drejta specifike te shperblimit te punonjesve ky shperblim perballohet nga fondi i vecante i perllogaritur sipas pikes 1 te ketij vendimi.

-Ky rregull nuk zbatohet vetem kur ne ligjin perkates jane parashikuar burime te tjera specifike te ndryshme nga fondi i vecante. Ne keto raste specifike shperblimi jepet pas miratimit nga titullari i institucionit qendror perkates te nje udhezimi ne te cilin parashikohen rregullat dhe kriteret e perfitimit te shperblimeve mbi nje page mujore.

Buxhetoret shperblimi me 100 mije leke

6. Shperblimi ne fund te vitit i jepet cdo punonjesi buxhetor per festat e fundvitit ne masen 10 000 dhjete mije leke pavaresisht shperblimit sipas pikes 3 te ketij vendimi dhe perballohet nga fondi faktik i vecante.

7. Ne ndihma te menjehershme per raste fatkeqesish dhe raste te tjera te cilat perballohen nga fondi faktik i vecante perfshihen pagesat per

Rastet e fatkeqesive 10 000 - 30 000 leke

- Rastet e vdekjes se punonjesit ose te nje anetari te familjes se punonjesit prinderit apo femijet kur bashkejetojne. Pagesa jepet nga titullari i institucionit e diferencuar nga 10 000 - 30 000 leke per cdo rast.

8205 - Rastet e semundjeve te renda te punonjesit kur kerkohet nje nderhyrje shendetesore jashte vendit. Pagesa jepet nga titullari i institucionit e diferencuar nga 30 000 - 50 000 leke per cdo rast.

Daljet ne pension nje page mujore

- Rastet e daljes se punonjesve ne pension pleqerie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri ne masen e nje page mujore.

Veprimtarite e ndryshme qe kane karakter social apo kulturor sikurse jane ato te organizuara per rastet e daljeve ne pension te festimeve te fundvitit dhe te tjera organizime te realizuara nga institucioni perballohen nga fondi i vecante. Ne keto veprimtari social-kulturore kur ato organizohen jashte qendres se punes shpenzimet e transportit dhe akomodimit paguhen nga vete punonjesit.

Kush ben perjashtime

Perjashtimisht per vitin 2010 fondi i vecante nuk perdoret per shperblimin e punonjesve per rezultate te mira ne pune dhe veprimtari social-kulturore.

10. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi perballohen nga buxheti vjetor i miratuar per cdo institucion.

1l. Vendimi nr. 1151 date 25.11.2009 i Keshillit te Ministrave Per krijimin dhe perdorimin e fondit te vecante shfuqizohet.

12. Ngarkohen njesite e qeverisjes se pergjithshme per zbatimin e ketij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›