Daily Mail Shqiperia ylli i ri i adriatikut

E perditshmja britanike Daily Mail e ka cilesuar Shqiperine si Yllin e ri te Adriatikut ndersa ua sugjeron britanikeve si nje vend te hapur per investime dhe turizem.
Shqiperia eshte vetem pak kilometra larg nga Italia kur kalon nga ngushtica e Otrantos por gjithmone eshte dukur nje dekade larg shkruan Daily Mail
Ky vend permendet here pas here vecanerisht kur kombetarja jone luan nje ndeshje te rendesishme futbolli me kombetaren e tyre megjithese u permend edhe pas vdekjes se komedianit britanik Norman isdom personazh shume i dashur per shqiptaret.
Megjithate ky vend ballkanik fsheh shume sekrete jo vetem bregdetin e bukur te adriatikut dhe jonit por edhe nje peisazh te mrekullueshem malor. Tani vendi eshte i hapur per investime te huaja ndersa ministria e turizmit ka raportuar nje rritje te shpejte te numrit te turisteve.
British Airways ka fluturime te rregullta drejt kryeqytetit Tirana nje udhetim qe zgjat rreth tri ore dhe aeroporti nderkombetar eshte rikonstruktuar.
Biznesmene nderkombetar jane duke ngritur biznese brenda dhe rreth kryeqytetit. Qyteti ka disa universitete dhe akademi qe e bejne ate edhe me te gjalle.
Daily Mail jep me tej edhe nje pasqyre te shtepive dhe mundesive per investim ne qytete te tjera te vendit si Durres Sarande etj.
Paul Collins redaktori eeb-sitit te pavarur qe ofron shitblerje trojesh rekomandon qe bleresit potencial duhet te bejne hulumtime ne tregun e brendshem dhe nderkombetar te turizmit te shohin cfare eshte duke bere qeveria per te thithur sa me shume vizitore dhe te behen vleresime realiste per potencialin e investimeve ne kete vend.