Buxheti 2011 Spaho Rritja ekonomike 5.5

Borxhi publik Malaj Interesat e borxhit do te rriten 200. Bode Ecuria e taksave pozitive opozita manipulon me shifrat
Buxheti i shtetit per vitin 2011 i parashikuar ne nje vlere 409 miliarde leke i konsideruar me i madhi ne historine e Shqiperise eshte bere shkak per debate te forta mes deputeteve te mazhorances dhe opozites ne seancen parlamentare te zhvilluar dje per miratimin ne parim te projektbuxhetit. Ashtu si ne te gjitha seancat e Komisionit te Ekonomise ku buxheti eshte diskutuar me tone te ashpra te njejtat tone dhe akuza jane risjelle ne sallen e Kuvendit kur eshte diskutuar per parashikimin e rritjes ekonomike per borxhin publik inflacionin si dhe per investimet ne sektoret kryesore si shendetesia arsimi dhe infrastruktura. Parashikimi i buxheti per nje rritje ekonomike 5.5 per opoziten eshte nje parashikim jo realist. Ajo akuzon se buxheti i vitit 2011 ka te njejtat vlera investimi me ato te buxhetit te ketij viti dhe si rrjedhoje asnje nga premtimet per rritje investimesh pagash e pensionesh nuk mund te mbahet nga qeveria.
Por deputeti Edmond Spaho ne cilesine e kryetarit te Komisionit te Ekonomise ka paraqitur argumentet pse buxheti 2001 eshte optimist dhe do te sjelle nje rritje ekonomike 5.5. Projektbuxheti i shtetit per vitin 2011 mbeshtetet ne fillimin e qendrueshem dhe tendencen e rritjes ekonomike ne dy vitet e fundit. Objektivi kryesor i pr/buxhetit te shtetit eshte konsolidimi i metejshem i stabilitetit makroekonomik te vendit duke parashikuar nje rritje ekonomike prej 5.5 dhe inflacion prej 3 - ka deklaruar deputeti Spaho ne fjalen e tij. Ai nenvizoi se rritja e eksporteve politikat fiskale te koordinuara me politika monetare rritja e depozitave me 22 dhe e kreditimit me 8 jane elementet kryesore mbi te cilet u krijua premisa per zhvillimin e metejshem te ekonomise. Te ardhurat sipas Spahos per vitin 2011 llogariten 362 miliarde leke.
Ne te njejten kohe ai theksoi se qeveria parashikon te mos rrise barren fiskale per vitin qe vjen por uljen e saj sic eshte ulja e TVSH-se per disa sherbime ne sektorin e Shendetesise. Sipas mazhorances ne kete projektbuxhet prioritet i eshte kushtuar sektorit te infrastruktures arsimit bujqesise shendetesise. Ne baze te relacionit qe shoqeron buxhetin 2011 ai synon nje parashikim realist te treguesve ekonomike e buxhetore per te arritur objektivat si ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe vijimesine e zhvillimit ekonomik me ritme te larta e cila shprehet ne rritjen reale te prodhimit te brendshem bruto ne masen 5.5 mbajtjen e inflacionit ne nivelet 3 qe eshte brenda kufijve te parashikuar nga Banka e Shqiperise mbajtjen e deficitit buxhetor ne norma te uleta reduktimin e deficitit buxhetor dhe zbutjen e deficitit te llogarise korente i cili parashikohet ne nivelin 8.8 nga 9.5 qe eshte ne vitin 2010. Ndersa investimet publike jane 7.2 e PBB-se por prioritet mbetet serish infrastruktura.
Lidhur me grandet per bashkite dhe komunat vetem 18 e tyre do te perdoren per fond pagash dhe 82 do te kaloje ne sherbim te qytetareve. Buxheti i vitit 2011 garanton ruajtjen e stabilitetit makroekonomik si dhe mbeshtet fuqishem rritjen ekonomike. Infrastruktura ze vend kryesor ne buxhetin me te pakten 1 miliard dollare gjysma e te cilave shpenzohen ne rruge. Pensionet ne fshat rriten deri ne 10 ne qytet deri ne 7 dhe rrogat deri ne 10. Buxheti do te mbeshtese fuqishem reformat ne shendetesi dhe arsim. Rritet ndjeshem buxheti per arsimin e larte rritet buxheti ne te gjitha ciklet e arsimit. Do te shkohet drejt mekanizmit te ri financiar por do te jete viti 2012 qe do te percaktoje hyrjen e tij ne fuqi. Po keshtu politikat mjedisore ushtria diplomacia apo dhe Policia e Shtetit trajtohen me vemendje ne projektbuxhetin e ri per vitin 2011. Nje synim tjeter i buxhetit eshte garancia per zbutjen e deficit buxhetor. Ne buxhetin e vitit 2011 parashikohet qe kufiri i financimit te deficitit te buxhetit te shtetit nga burime te brendshme dhe te huaja eshte 46 812 milione leke nga i cili 300 milione leke financohen nga te ardhurat e privatizimit. Ne rast mosrealizimi te te ardhurave te buxhetit dhe te te ardhurave nga privatizimi huamarrja totale per financimin e deficitit prej 46 512 milione lekesh nuk ndryshon.
Borxhi Bode Do ta kontrollojme. Malaj Do te rriten interesat 200
Ministri i Financave Ridvan Bode ka debatuar dje rreth te dhenave te buxhetit me nje ish-minister Financash njeheresh deputet i PS-se Arben Malaj lidhur me parashikimin per borxhin. Deputeti Malaj argumentoi se asnjehere rritja ekonomike nuk mund te jete ne shifrat e parashikuara nga qeveria per aq kohe qe borxhi mbetet shqetesues.
Malaj akuzoi qeverine se po mashtron me rritjen e ekonomise. Interesat e borxhit do rriten 200. Malaj tha po ashtu se korrupsioni ne institucione eshte renduar dhe se Berisha ka deshtuar ne sistemin e shendetesise. Nderkaq sipas projektbuxhetit objektivi themelor afatmesem i politikes fiskale eshte qe te reduktoje nivelin e borxhit publik ne 54 te PBB ne vitin 2013 ndersa objektivi vjetor i politikes fiskale per vitin 2011 eshte te reduktoje borxhin publik ne nivelin 59 te PBB nga 59.5 qe vleresohet per vitin 2010. Ndersa ministri Bode e ka sqaruar deputetin Malaj se te gjitha shifrat qe buxheti parashikon jane realiste dhe se rritja ekonomike do te jete aq sa eshte parashikuar 5.5. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se opozita thote te paverteta dhe e akuzoi per manipulim me shifrat e buxhetit. Sipas tij ecuria e taksave eshte pozitive dhe se qeveria ka marre nisme per uljen e taksave dhe te tatimeve. Sakaq nenkryetarja e Komisionit Parlamentar te Ekonomise dhe Financave Mimi Kodheli tha se qeveria deshtoi me pr/buxhetin e shtetit per vitin 2011. Sipas Kodhelit pr/buxheti ul konsumin dhe rrit borxhin e familjeve shqiptare. Ai eshte teresisht i paorientuar dhe jorealist vecanerisht per sa u takon treguesve makroekonomike si rritja ekonomike apo niveli i te ardhurave - theksoi Kodheli duke e quajtur pr/buxhetin elektoral.