Shpërblimi për ish-të dënuarit, miratohet lista e re me 191 emra
01/12/2009 Leka Hajdari: Deri në fund të vitit do të jenë edhe 700 përfitues të tjerë
Publikohet lista me 191 emrat e personave që do të marrin paratë që u takojnë nga fondi i dëmshpërblimit për vitet e burgut. Gazeta “Metropol” bën të njohur emrat e këtyre personave, për të cilët ka përfunduar çdo lloj verifikimi i dokumentacioneve dhe janë gati të marrin paratë që u takojnë sipas ligjit. Kreu i sektorit përgjegjës për ndarjen e fondit për ish-të përndjekurit, pranë Ministrisë së Financave, Leka Hajdari thekson për gazetën “Metropol”, se brenda dy javësh këta persona do të marrin dëmshpërblimin e tyre në llogaritë personale që kanë hapur pranë bankave të nivelit të dytë. Fondi i vënë në dispozicion të listës së kësaj radhe është 97 723 800 lekë të reja.
Emrat e përfituesve
Listat e personave që do të përfitojnë do të zgjatet deri në fund të vitit. Sipas zotit Leka Hajdari janë planifikuar edhe 700 emra të tjerë për të cilët është garantuar fondi për dëmshpërblimin. Pritet vetëm që të bëhet gati procedura përfundimtare e verifikimeve dhe ato do të bëhen publike. “Duke shprehur gatishmërinë për të realizuar këtë proces mjaft të rëndësishëm të renditur mes prioriteteve të qeverisë, Ministria e Financave garanton se është gati fondi për të shpërndarë pagesat që u takojnë atyre personave për të cilët është plotësuar i gjithë dokumentacioni dhe për të cilët është marrë miratimi me vendim të Këshillit të Ministrave”, - nënvizon Leka Hajdari. Për të përballuar fluksin e lartë të kërkesave dhe dosjeve që mbërrijnë pranë këtij sektori është mundësuar shtimi i stafit përbërës. Tre punonjës të tjerë që do të jenë pjesë e personelit, mes të cilëve një jurist do ti shërbejnë më së miri këtij qëllimi. Aktualisht ka vijuar ndarja e parave të kompensimit sipas ligjit, e cila është bërë vetëm për një pjesë të përfitimit. Ajo derdhet në llogarinë bankare të hapur nga vetë i interesuari. Shuma e të hollave mund të tërhiqet nga vetë ish-të dënuarit ose në rast se ata nuk jetojnë më, ajo tërhiqet vetëm nga familjarët e tij si bashkëshorti/ja ose fëmijët. Nëse asnjë prej tyre nuk është gjallë, fondet i kthehen buxhetit. Depozitat bankare që çelen në emër të ish-të dënuarit politikë bëhen të disponueshme brenda një jave nga çelja e tyre.
Dosjet e ish-të dënuarve
Volumi i punës është rritur nga dita në ditë, për shkak edhe të dosjeve të paplotësuara që mbërrijnë në zyrën e sektorit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Mes këtyre dosjeve ka edhe emra të cilët nuk janë përfshirë ende në proces dhe për të cilët Këshilli i Ministrave nuk ka dalë me një vendim përfundimtar. Në këtë kontekst, zoti Leka Hajdari bën thirrje për të gjithë qytetarët e interesuar se aktualisht po vijon përgatitja e shpërndarjes së fondit për dosjet e personave, emrat e të cilëve janë përfshirë në listat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Për çdo emër apo dosje tjetër, që nuk është botuar në vendimet zyrtare të qeverisë do të thotë se procesi i ndarjes së parave nuk ka filluar ende, pasi nuk janë verifikuar nga Ministria e Drejtësisë. Rrjedhimisht edhe Ministria e Financave nuk mund të nisë ndarjen e parave. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve përfitues, zoti Leka Hajdari thekson se ky është një proces që vijon me përkushtimin dhe vëmendjen e duhur nga ana e qeverisë, deri në ndarjen e të gjithë përfitimeve për personat e përfshirë në proces. Për tre vendimet e qeverisë të marra deri më tani janë përllogaritur në total 3 700 persona përfitues. Përllogaritja e dëmshpërblimit bëhet për çdo ditë burgu dhe shumës, që duhet të përfitojë ish-i dënuari, i hiqen përfitimet e mëparshme.
Kur nuk ka përfitues
Depozitat e çelura sipas nenit 15 të këtij ligji mund të kërkohen nga të interesuarit deri në 3 vjet nga çelja e tyre. “Kur brenda 3 vjetëve pranë bankës nuk paraqitet asnjë i interesuar, apo kur të interesuarit nuk plotësojnë kriteret e caktuara sipas nenit 14, llogaria transferohet drejtpërdrejt në Thesarin e Shtetit sipas një rakordimi paraprak të kryer nëpërmjet bankës së nivelit të dytë dhe Ministrisë së Financave”, - theksohet në ligj. Nëse përfituesit kanë një ankesë apo kundërshti për vendimin e marrë, apo shumën që u është akorduar, komunikimi me ta do të jetë vetëm shkresor dhe jo nëpërmjet sqarimeve individuale. Është Ministria e Drejtësisë ajo që ndjek të gjithë procedurën e informacionit për dosjet individuale deri në nxjerrjen e vendimit të Këshillit të Ministrave dhe dërgimin e tij me listat bashkëngjitur në Ministrinë e Financave për pagesë.
Paratë për ditët e burgut
Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg. Ndërkohë ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjemba nga viti 1944 deri në vitin 1954 do të përfitojnë nga 1 mijë lekë për çdo ditë burg. Ligji “Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist” zëvendësoi në këtë mënyrë ligjin e mëparshëm, i cili përreth dy vjet ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas këtij ligji, përfitues janë ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist të periudhës 30 nëntor 1944 deri më 1.10.1991, të cilët kanë kryer dënim penal të padrejtë dhe kanë vuajtur pjesërisht apo plotësisht dënimin e dhënë, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuar gjatë periudhës 30 nëntor 1944 deri më 1.10.1991. Që prej vitit 1991 shtresat e përndjekura nuk kanë marrë ende dëmshpërblim financiar.
Planifikimi
Qeveria ka parashikuar një shtim të fondit për kompensimin e viteve të burgimit për ish-të dënuarit deri në vitin 2012. Sipas të dhënave të kuadrit makroekonomik, që ka marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave parashikohet që në vitin 2011 dhe 2012 kjo shumë të rritet nga 2 miliardë që është aktualisht në 3 miliardë lekë.
Fondi
Gjatë vitit 2009 qeveria kishte planifikuar 1 miliard lekë për këtë proces. Më vonë vendosi që të akordoheshin 1 miliard lekë të tjera nga të ardhurat e përfituara prej privatizimeve të bëra në fund të vitit 2008. Fondi për vitin 2009 është llogaritur në këto nivele për shkak se 10 milionë dollarët e përcaktuar për ish-të përndjekurin nuk u shpenzuan.
Emrat
Janë rreth 2 000 persona që janë planifikuar të tërheqin pranë bankave të nivelit të dytë shumën, e cila është bërë publike nga ana e autoriteteve. Gjithashtu, 700 emra të tjerë do të bëhen publike deri në fund të vitit. Deri tani janë tre vendime të Këshillit të Ministrave me listat e ish-të përndjekurve, më konkretisht vendimi nr. 1699, nr. 707 dhe nr. 784.