Treni merr zvarrë furgonin, shpëton drejtuesi
26/11/2009 Kaloi mbi shina, ndërsa treni po mbërrinte. Në makinë nuk kishte pasagjerë
FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit në afërsi të Levanit. Sipas policisë, një furgon ka tentuar të kalojë shinat hekurudhore që ndodhen në segmentin Fier-Levan, por hyrja në rrugë ka qenë pikërisht në çastin kur treni ishte në ecje e sipër.
Aksidenti
Ka qenë pikërisht furgoni me targa të Fierit 90 53 A ai që ka tentuar të kalojë mbi shina gjatë përshkimit të shinave hekurudhore të trenit Vlorë-Fier. Burimet nga policia njoftojnë se Treni ka marrë përpara rreth 50 metra furgonin së bashku me drejtuesin e mjetit, i cili ndodhej brenda në mjet. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur Baftjar Kallashi, drejtuesi i furgonit. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje që rrezikoi drejtuesin e mjetit, por që fatmirësisht nuk kishte pasagjerë në furgon, makinisti mësohet se ka detajuar gjithçka ndodhi për policinë. “Furgoni po vinte nga mbikalimi dhe kishte pak sekonda që ndaloi. Mendova se do të priste, por ai u nis sapo treni hyri në atë pjesë shine. Sipas policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, shkaku i aksidentit ka qenë vetëm për një mungesë vëmendjeje nga ana e drejtuesit të furgonit, i cili vendosi të kalojë në një kohë kur edhe rregullorja rrugore e ndalon rreptësisht kalimin. Ndërkohë i plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën.