Shpërndahen kosha të riciklimit në shkolla, Demo: Berati model për ndarjen e mbetjeve në burim

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Bashkia Berat po vijon vendosjen e koshave plastikë për ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme.
Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo ndau në rrjete sociale momente nga shpërndarja e koshave të riciklimit të mbetjeve në 13 shkollat e qytetit.
Demo ftoi qytetarët t’i bashkohen nismës për t’i hedhur mbetjet e kategorive të ndryshme në koshat përkatës.
“Ta kthejmë Beratin në model për ndarjen e mbetjeve në burim”, tha ai.
“Nxënës, mësues dhe prindër, ju jeni aleatët tanë numër 1 në këtë proces sfidues, por jo të pamundur. Le ta kthejmë së bashku Beratin në një qytet model në Shqipëri për ndarjen e mbetjeve në burim dhe ruajtjen e mjedisit”, u shpreh Demo.
1 nga 8/r.e/a.f/