Veliaj uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ditë krenarie, ditët më të mira janë përpara

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar sot 17- vjetorin shpalljes së Pavarësisë të Kosovës.
“Urime 17-vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, shkruan Veliaj në një postim në rrjetet sociale.
Më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
1 nga 5/k.s/j.p/