Shpërndahen kuponat për pasaportat biometrike

Kanë filluar shpërndarjet e kuponave për aplikim e pasaportave biometrike në Tiranë. Ky proces ka nisur fillimisht në Tiranë dhe qytetarët pasi t'i kene blerë kuponat nëpër qendrat postare, munden të aplikojne në qendrat përkatëse, pranë çdo njësie bashkiake. Ndryshe nga numri i madh i të interesuarëve për pasisjen me kartat e identitetit , siç duket qytetarët shprehin më pak interes për pasaportat biometrike . Sipas drejtoreshes së shërbimit postar , deri tani janë shitur rreth 100 kupona . Procesi i aplikimit për pasaporte biometrike është i njëjtë me procesin e aplikimit për leternjoftimin elektronik . Sipas Ministrisë së Brendshme pajisja e qytetarëve shqiptare me dokumentet e reja të identitetit ka një rëndësi të madhe për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe në mënyrë të veçantë për liberalizimin e vizave.