Gërdeci,OSBE,qendër rehabilititmi

Gjatë ceremonisë së inagurimit të qendrës së rehabilitimit për gratë dhe fëmijët e Gërdecit ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së Robert Bosch. Kjo qënder do të këtë edhe nje psikologe e cila do të kujdeset për gratë dhe fëmijët të cilët janë prekur nga tragjedia e 15 marsit të vitit të kaluar. Ambasadori Bosch gjatë fjalës së tij u shpreh se do të ndihmojë vazhdimitsht banorët e Gërdecit , por jo vetëm ata, por edhe qeverinë shqiptare pasi në Shqipëri ka ende shume municione të cilat përbejne rrezik për tragjedi të mundshme si ajo e Gërdecit. Qendra e rehabilitimit është ngritur ne bashkëpunim me autoritetet lokale me finacimin e OSBE-së dhe organizatave jo fitim prurëse.Kjo qendër do të ofroje kurse, kopshte për fëmijët , kurse kompjuteri e rrobaqepësie. Në përfundim të fjales se tij ambasadori Bosch theksoi se për momentin është e rëndesishme t'u kthejmë fëmijëve e më pas rehabiltimi i plotë i zonës, që u trondit nga shpërthimi i 15 marsit.