Shpërndahet Kuvendi në Kosovë, nis përgatitja për zgjedhjet e reja

PRISHTINË, 20 nëntor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit,
Në një njoftim për mediet, zyra e Presidentes së Kosovës ndau dekretin e nënshkruar nga Osmani.
“Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, njofton presidenca..
Ndërkohë zhvilloi sot edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai pas takimit me të parën e vendit tha se ka propozuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të jetë më 21 dhjetor.
Ai u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor.
“Sido qe të jete në cilën do datë AAK-ja është përgatitur dhe do të shkojmë të vetëm”, tha ai.
/Kosovapress/
