E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërndante doza kanabisi në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi është kapur duke shpërndarë doza kanabisi në qytetin bregdetar.

Policia ka sekuestruar 60 doza me lëndë narkotike kanabisi gati për shitje.

Sipas bluve, 21-vjeçari ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar doza kanabisi.

“Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat:

Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›