U ekstradua nga shteti i Zimbabvesë, GJKKO lë në burg Loran Dushën

GJKKO lë në burg Loran Dushën, që u ekstradua dy ditë më parë nga shteti i Zimbabvesë në vendin tonë.
Dusha ishte në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit.
Dusha nuk ishte i pranishëm në seancën e së hënës, pasi është shtruar në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.
/rtsh.al/