E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërndarja e lëndëve narkotike nëpër shkolla/ Policia zhvillon operacion në Kavajë, shoqërohen disa persona

Drejtoria e Policisë së Durrësit ka zhvilluar një operacion në qytetin e Kavajës në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike nëpër shkolla.

Burime thanë për ABC News se janë shoqëruar mbi dhjetë persona.

Ndërkaq është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.

Operacioni është ende në vijim, pasi ka dyshime se të tjerë persona janë të përfshirë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›