E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen bombula 3 te plagosur

Tre persona mbetën të lënduar pasi një shpërthim në një restorant në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 dhe policia që u gjend në vendngjarje pas pak minutash sqaroi se ishte një bombul gazi e cila ka shpërthyer. Ngjarja veç tre të plagosurve krijoi dhe panik në zonë,  pasi shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

Restoranti ndodhet pak metra pas Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në atë moment kishte klientë si dhe kalimtarë në ambientet para. Nga shpërthimi veç dëmevë të konsiderueshme materiale në restorant janë dëmtuar dhe disa automjete të parkuara.

Po kështu dhe në disa dritare të pallatit ku ndodhet restoranti dhe në ndërtesat përballë ka pasur dëme. Policia konfirmoi numrin e të plagosurve dhe the se atav gjenden në Spital duke u mjekuar për plagët e shkaktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›