E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeten pa shkolle. 100 femije te ngujuar nga gjakmarrja

Rreth 100 fëmijë, të cilët janë pjesë e familjeve të ngujuara nga gjakamarrja ende nuk është gjetur asnjë mënyrë për të ndjekur arsimin. Një kërkesë për zgjidhjen e kësaj situate i është dërguar në muajin gusht Ministrisë së Arsimit nga “Shtëpia e Drejësisë dhe Pajtimit Kombëtar”. Por edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj, kjo ministri ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Nderkohe burime nga ministria e Arsimit thone se ne shtepite e te ngujuarve ata kane caktuar disa mesues, por vezhgimet ne terren te stafit te Shtepise per Drejtesi dhe Pajtim flasin ndryshe.

“Kemi bërë një kërkesë zyrtare ministrit të Arsimit, zotit Myqyrem Tafaj, për ta vënë në dijeni për fëmijët që janë të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, por dhe për fëmijët që janë të ngujuar. Edhe ata fëmijë që janë të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes duhen ndihmuar dhe mbështetur. Për këtë i kam bërë një shkresë zyrtare të datës 6 gusht 2011 me numër protokolli 161 dhe nuk kemi marrë ende asnjë përgjigje. Afërsisht janë 100 fëmijë në gjithë Shqipërinë që vuajnë pasojat e gjakmarrjes”- tha Agim Loci,  drejtor i Shtëpisë së Drejtësisë dhe Pajtimit.

Dy vjet më parë një pjesë e fëmijëve të ngujuar merrnin mësime në shtëpi. Në atë kohë ministria dërgontë mësues edhe në shtëpitë më të largëta. Nga ajo kohë shumë  fëmijëve u është ndërprerë marrja e dijeve dhe shumë të tjerë nuk po mundin të mësojnë as abetaren. Prindërit pavarësisht dëshirës së madhë që të kenë fëmijë të shkolluar, pasiguria për jetën e tyre nuk i lejon të gjejnë alternative të tjera për t'i arsimuar ata. Në 20 vitet e fundit në Shqipëri, statistikat flasin për 2 mijë persona të vrarë nga gjakmarrja.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›