E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombula e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 10 Korriku , në zonën e Lungomares , në ambientet e një apartamenti, konkretisht në ballkonin e tij.

Sipas zjarrfikësve, bombola ka pësuar një defekt, duke shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthim zjarri.

Si pasojë, është dëmtuar një pjesë e dhomës së apartamentit, si edhe ballkoni ku qendronte bombula e gazit për gatim.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll.

Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›