E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vodhi xhaxhait 50 mijë euro, arrestohet

Panajot Tafani është arrestuar sot nga Policia e Komisariatit të Elbasanit pasi dyshohet se i ka vjedhur xhaxhait të tij një shumë prej 50 mijë euro.

Xhaxhai i të riut ka një shoqëri transporti por ende nuk dihen rrethanat e vjedhjes.

Në momentin e arrestimit 18-vjeçarit i janë sekuestruar 20 mijë euro ndërsa për pjesën tjetër nuk ka informacion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›