E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen granata e '97-es, vdes ne loje 13-vjecari

Municionet luftarake te vitit 1997, te cilat aktualisht ndodhen ende te pa magazinuara ne depot e ushtrise, i kane marre jeten dje aksidentalisht nje 13-vjecari ne rrethin e Tepelenes. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Luftinje, ne rrethin e Tepelenes, kur shperthimi aksidental i nje granate luftarake i ka marre jeten Renaldo Goxha, nga ky fshat. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, "ngjarja ka ndodhur ndersa femija po kulloste bagetite ne zonen prane fshatit Luftinje". Pas perfundimit te shkolles, 13-vjecari ishte kthyer ne shtepi dhe ne oret e pasdites kishte dale ne rrethinat e fshatit per te kullotur tufen e bagetive. "Ne ndodheshim prane lagjes Goxhaj, kur befas ndersa kalonte neper perrua, pame qe Renaldoja ndali hapat per te kerkuar dicka midis shkurreve", i kane pohuar shoket e tij policise. Pas disa minutash, kalamajte e tjere te fshatit vune re qe shoku i tyre mbante dicka ne duar, me te cilen nisi te vraponte sa andej-kendej. Nderkohe, sipas skemes se ngjarjes se ndertuar nga policia, femijet e tjere nuk e kishin kuptuar ende se 13-vjecari kishte filluar nje loje te rrezikshme, pasi sendi te cilin ai hidhte sa nga njera dore ne tjetren ishte nje granate e pashperthyer luftarake. Duke pare qe mbremja po afrohej, femijet e tjere te fshatit jane larguar, nderkohe qe me koken pas i kane kerkuar shokut te tyre qe te nxitonte. "Pasi u larguam disa metra, degjuam nje shperthim te fuqishem dhe me vrap nxituam te fshiheshim", pohojne femijet. "Pasi kane kaluar minutat e para te frikes, femijet kane rendur per te pare se cfare kishte ndodhur, nderkohe qe, pasi kane ecur disa metra, kane gjetur trupin e gjymtuar dhe pa jete te 13-vjecarit, si shkak i shperthimit aksidental te granates luftarake, me te cilen ai luante", pohojne specialistet e policise. Menjehere ata kane dhene alarmin ne fshat per cfare kishte ndodhur, nderkohe qe banoret jane shtangur nga lajmi qe iu dhane femijet. "Kur mberritem ne fshat, te gjithe ishin te terrorizuar nga ngjarja", thote njeri prej pjesetareve te grupit hetimor te policise. Pasi kane mbledhur provat materiale dhe kane degjuar deshmitaret okulare, ekspertet e policise kane arritur ne perfundimin se "gjate lojes granata i ka shperthyer aksidentalisht ne dore femijes, duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te tij". Sipas grupit hetimor, ka rezultuar se granata i perkiste municioneve te pa mbledhura ende te vitit 1997.

Viktimat e municioneve

Gjate ketyre 11 viteve municionet luftarake ende te pa magazinuara ne depot e ushtrise, te shperndara ne territorin e Qarkut te Gjirokastres, nuk kane kursyer gjate shperthimeve aksidentale jete njerezish. I konsiderueshem eshte edhe numri i personave te gjymtuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›