Puna te femijet, 8 mije mbajne familjet me buke
Rreth 8 mije femije te moshes 6 deri ne 17 vjec, ne te gjithe Shqiperine nuk frekuentojne rregullisht shkollen, pasi jane te detyruar te punojne per te ndihmuar familjen. Sipas studimeve te kryera ka rezultuar se keta femije kryejne pune te ndryshme qe nga shitja e paketave ne rruge, ajo e qeseve ne tregje si dhe larja e xhamave ne rruge. Ne diten boterore kunder punes se femijeve, behet e ditur se 32 per qind e tyre ne Shqiperi punojne ne te zeze. Nderkohe qe 8 mije te tjere, qe e ndjekin shkollen, jo rregullisht jane nje kontingjent per t'u angazhuar ne pune te ndryshme. Per te ndaluar kete fenomen, qeveria dhe partneret nderkombetare kane hartuar politika per evidentimin dhe largimin e ketyre femijeve nga puna dhe rikthimin e tyre ne shkolle. Per kete, programi nderkombetar ILO/IPEC pritet te largoje nga puna 650 femije ne Tirane dhe Shkoder. "Ketyre femijeve do t'u ofrohet mesim alternativ, te ndihmohen prinderit e ketyre femijeve ne kualifikime profesionale per t;i riaftesuar ata dhe per t;i riintegruar ne tregun e punes. Kjo duke reduktuar barrierat, te cilat ne nje fare mase detyrojne prinderit te cojne femijet e tyre per te punuar", eshte shprehur koordinatorja e ketij projekti, Etleva Vertopi.
Deri me sot, programi i ILO-IPEC ne Shqiperi ka ndihmuar drejtperdrejt 850 femije, te cilet i jane larguar punes se rruges, apo aktiviteteve te paligjshme. Ne te ardhmen pretendohet te shpenzohen rreth 160 mije dollare
Shumica e femijeve nxiten drejt lypjes nga prinderit e tyre. Por, qendrimi ne rruge i ben femijet me te dobet per te kryer veprime te paligjshme, si shitje droge, transportim te mallrave te paligjshem, shfrytezim seksual
32 Per qind E femijeve shqiptare rezultojne se shfrytezohen nga me te rriturit, duke i detyruar qe te punojne. Sipas te dhenave, keta femije nuk frekuentojne rregullisht shkollen, mosha e tyre nuk perputhet me klasen qe kryejne