E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen granata në Mitrovicë, s’ka të lënduar

Mitrovicë -Gjatë natës së mbrëmshme, një tjetër shpërthim ka tronditur qytetin e Mitrovicës, por gjithsesi situata gjatë ditës së sotme vijon të jetë e qetë. Ngjarja ndodhi në lagjen e boshnjakëve në veri të qytetit, ku ka pasur një shpërthim në oborrin e një familjeje shqiptare, i cili ka shqetësuar banorët e atjeshëm. Me këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, por nuk ka të lënduar. Policia dyshon se bëhet fjalë për një granatë dore, ndërkohë që edhe KFOR-i ka dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti thotë se shpërthimi ka ndodhur të martën pas orës 18:00 në lagjen e boshnjakëve dhe nuk është raportuar për të plagosur. Policia dyshon se bëhet fjalë për një granatë dore, ndërsa pjesëtarët e KFOR it janë angazhuar në identifikimin e mjetit shpërthyes. Sipas policisë deri tani nuk ka të dyshuar. qik/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›