E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e gazit,rritet presioni mbi Rusinë

Vendet europiane po shtojnë presionin diplomatik ndaj Rusisë dhe Ukrainës për të rinisur furnizimin me gaz, që është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre. Bullgaria, Sllovakia dhe Moldavia, disa prej vendeve më të prekura nga mungesat, po dërgojnë deputetë në Moskë dhe Kiev. Presidenti polak Kazinski do të takohet me homologun ukrainas Jushcenko, ndërsa Parlamenti Evropian do të diskutojë për krizën. Gazi rodhi dje në rubineta nga Rusia drejt Ukrainës, por Kievi nuk e kaloi atë tek fqinjët. 17 vende europiane vuajnë mungesën e furnizimit nga Rusia. Qindra mijëra shtëpi janë ende pa ngrohje në lindje dhe juglindje të Europës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›