Shpërthen impianti i gazit, digjet makina
16/04/2009 Bombolat, kërcënim i përditshëm
DURRES- Është bërë shkrumb e hi një automjet në afërsi të vendit të quajtur “Unaza e Re” e qytetit të Durrësit. Automjeti tip Fuoristradë me targa DR 2714 E me pronarë shtetasin I. Pezati ka marrë flakë për pak çaste në mes të rrugës. Në automjet në kohën e rënies së flakës ka qenë vetëm drejtuesi, i cili e ka braktisur Fuoristradën pa u lënduar. Për të shmangur çdo të papritur që mund të vinte nga shpërthimi i mjetit të përfshirë në flakë, policia ka bllokuar aksin rrugor si dhe ka larguar të gjithë kalimtarët e pronarët e mjeteve aty pranë. Nga ana tjetër një mjet zjarrfikës e ka vënë nën kontroll këtë situatë. Grupi hetimor ka vërejtur se shkak për incidentin është bërë defekti në impiantin e gazit të automjet. Pohimet paraprake bëjnë të ditur se rrjedhja e gazit është pasur me krijimin e shkëndisë dhe flakës. Në rrugët e Durrësit transportojnë çdo ditë mes lagjeve dhe zonave të populluara, pranë shkollave, kopshteve, bizneseve dhjetëra automjete kamionçinë të ngarkuara me dhjetëra bombola gazi nga 10 litërshe deri në 25 litërshe. Mjafton vetëm një shkëndijë apo defekti i tillë si në mjetin me targa të Durrësit që situata të pasojë me viktima. Por qytetarët janë të kërcënuar edhe nga bombolat që mbushen pa kurrfarë rregulli teknik në hyrje të pallateve të tyre e në dyqane. Inspektarati i Enëve Nën Presion ka relatuar në strukturat vendore duke bërë të ditur se Durrësi kërcënohet nga bombolat e gazit pasi ato janë jashtë standardi. Gjithashtu një pjesë e gazit të depozituar në cisterna nuk përmbush asnjë kusht ngase depozitat as që janë groposur.